Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

110.Tre llojet e shehidëve

Imam Muhamed bin Muhamed El-Hanbeli El-Menbaxhi
Teslijetu Ehlil-Mesaib
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

Nëse një person apo të afërmve dhe të dashurve të tij i godet diçka që profeti (salAllahu alejhi ue selem) ka konsideruar shehidllëk, ata janë shehid. Shehidët janë tre lloje:

1 – Shehid në të dy jetët. Kjo vlen vetëm për atë që vritet në betejë.

2 – Shehid në këtë jetë. Kjo vlen për atë që vritet në betejë si shkak i syefaqësisë.

3 – Shehid në jetën tjetër. Kjo vlen për atë që feja ia ka pohuar shehidllëkun por nuk vlejnë për të në këtë botë dispozitat e shehidit. Shembuj të këtyre janë i ai që mbytet në ujë, ai që digjet deri vdekje, ai që vdes nga infektimi në pleurë (cipë e mushkrive) dhe të tjera të specifikuara.

Shpërndaje: