Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

111.Arsyet për emmrin e shehidit (dëshmorit)

Imam Muhamed bin Muhamed El-Hanbeli El-Menbaxhi
Teslijetu Ehlil-Mesaib
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

Nëse dikush pyet pse dëshmorët, shehid (شهيد), quhen ashtu? Është thënë se dijetarët kane mendime të ndryshme në lidhje me këtë:

1 – Sepse ai është gjallë (dëshmon), të cilën Allahu (te ala) ka thënë:

وَلاَ تَحْسَبَنَّ الَّذِينَ قُتِلُواْ فِي سَبِيلِ اللّهِ أَمْوَاتًا بَلْ أَحْيَاء عِندَ رَبِّهِمْ يُرْزَقُونَ

“Kurrsesi të mos mendoni se janë të vdekur ata që ranë dëshmorë në rrugën e Allahut. Përkundrazi, ata janë të gjallë duke u ushqyer te Zoti i tyre.”1

2 – Sepse Allahu dhe engjëjt e Tij kanë dëshmuar, شهدوا, se ai përfundon në xhenet.

3 – Sepse engjëjt dëshmojnë për, تشهد, të.

4 – Sepse ai ka dëshmuar për të vërtetën, تشهادة, derisa ai vdiq.

5 – Sepse ai dëshmon, يشهد premtimin e Allahut për një vdekje të lavdishme.

6 – Sepse ai dëshmon, شهد, Teuhidin e Allahut me vepër, ndërsa të tjerët e bëjnë atë me fjalë.

7 – Sepse kur ai bie në tokë, ajo dëshmon, شاهد, për të.

8 – Sepse Allahu ka dëshmuar, شهد, se atij duhet ti jepet xheneti.

9 – Për shkak të dëshmisë së tij, شهد, që është gjaku.

10 – Sepse ai është dëshmuar, شهد, për besimin e tij dhe përfundimin e mirë.


1 3:169

Shpërndaje: