Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

12.Besimi i saktë lidhur me sahabët e të dërguarit të Allahut ﷺ

Shejkh Abdus-Selam bin Berxhas

Burimi: el-Mu’takad es-Sahih

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Besimi i Ehl-us-Sunnetit dhe Xhematit është që t’i duam sahabët e të dërguarit të Allahut ﷺ, të jemk besnik ndaj tyre, të lutemi për mëshirë dhe falje për ta dhe t’i lavdërojmë ata. Allahu (te ala) ka thënë:

”Me ata të cilët të parët përqafuan Islamin nga Muhaxhirunët (besimtarët që u shpërngulën nga Meka në Medinë) dhe Ensarët (besimtarët e Medinës që i strehuan dhe i ndihmuan ata) si dhe ata që i ndoqën besnikërisht ata në besim, me këta Allahu është mjaft i kënaqur dhe ata janë më se të kënaqur me Të. Ai ka përgatitur për ta kopshte të begatë nën të cilët rrjedhin lumenj për të banuar atje përgjithmonë. Ky është ngadhënjimi madhështor.” Teube 9:100.

Allahu (te ala) ishte i kënaqur me besimtarët e parë, pa kushtëzuar mirësinë. Ndërsa lidhur me tebiinët, Ai nuk kënaqet me ta nëse ata nuk i pasojnë sahabët në mirësi. Ai (te ala) ka thënë:

”Vërtet, Allahu qe i kënaqur me besimtarët kur ata nën hijen e atij druri të zotoheshin ty.” El-Fet’h 48:18.

Është transmetuar në të vërtetë se profeti ﷺ ka thënë:

”Atë me të cilin Allahu është i kënaqur, Allahu kurrë nuk do të zemërohet në të.”

Është transmetuar në të vërtetë se profeti ﷺ ka thënë:

”Askush nga ata të cilët u zotuan nën pemë nuk do të hyjnë në zjarr.”

Allahu ka përmendur Muhaxhirët dhe i përshkroi ata si të sinqertë. Ai (te ala) ka thënë:

”(Ajo pasuri) U takon Muhaxhirëve të varfër, të cilët u dëbuan prej shtëpive të tyre dhe prej pasurisë së tyre duke kërkuar mirësinë dhe kënaqësinë prej Allahut, dhe që ndihmojnë Allahun dhe të dërguarin e Tij, të tillët janë ata të sinqertit.” El-Hashr 59:8.

Pastaj ai përmendi Ensarët (ndihmëtarët) dhe tha:

”Edhe ata të cilët para tyre patën shtëpitë e tyre (në Medine) dhe pranuan besimin, – i duan ata që u shpërngulën tek ata dhe nuk kanë aspak zili në gjokset e tyre për atë që iu dhe atyre (nga plaçka e Beni-Nadir) dhe i parapëlqejnë ata të shpërngulurit mbi veten e tyre, edhe pse ata vetë kishin nevojë për të. Dhe kushdo që shpëton nga lakmia vetjake, tamam të këtillët do të jenë ngadhënjimtarët.” El-Hashr 59:9.

Pastaj Ai (te ala) përmendi gjendjen e besimtarëve të më vonshëm që pasojnë të dërguarin e Allahut ﷺ në mirësi dhe tha:

Dhe ata që erdhën pas tyre, thonë: “Zoti ynë! Na fal ne dhe vëllezërit tanë që qenë para nesh në besim dhe mos na fut në zemrat tona asnjë grimcë urrejtje ndaj atyre që besuan. Zoti ynë! Vërtet që Ti je shumë Dashamirës, Mëshirëplotë!” El-Hashr 59:10.

”Muhammedi është i dërguar i Allahut. E ata që janë me të (sahabët) janë të ashpër kundër kufarëve, janë të mëshirshëm ndërmjet vete, i sheh ata si përkulen në rukuë, duke rënë me fytyrë në sexhde, e kërkojnë prej Allahut që të ketë mëshirë dhe kënaqësinë e Tij ndaj tyre. Në fytyrat e tyre shihen shenjat e gjurmës së sexhdes. Ky është përshkrimi i cilësive të tyre është në Teurat. Ndërsa në Inxhil, shembulli i tyre është si një farë e mbjellë ku mbin filizi i vet, e ai trashet, përforcohet dhe qëndron në trungun e vet, ajo e mahnit mbjellësin. (Allahu i shumoi). Për t’ua shtuar me ta zemërimim kufarëve. Allahu atyre që besuan dhe bënë vepra të mira u premtoi falje të mëkateve dhe shpërblim të madh.” El-Fet’h 48:29.

Imam Maliku (rahimehullah) ka thënë:

”Zemra e atij që ushqenë urrejtje ndaj ndonjërit prej sahabëve të dërguarit të Allahut ﷺ, përfshihet nga ajeti:

”Ndërsa ata që besuan dhe migruan dhe luftuan fort në çështjen e Allahut, si edhe ata të cilët u dhanë atyre strehim e ndihmë – këta janë me të vërtetë besimtarët e merituar, për ta do të ketë falje të madhe dhe rrizkun kerim (begati të lartë, kopshtet e begatë të xhenetit).” El-Enfal 8:74.

Ai (te ala) tha në lidhje me sahabët kur Ai sqaroi përsosmërinë e atyre që dhuruan prej pasurive të tyre dhe luftuan para fitores (marrëveshjes në Hudejbijeh) janë më të vlefshëm se ata që dhuruan prej pasurive të tyre dhe luftuan pas fitores, këtyre dy grupeve i është premtuar xheneti nga Allahu:

E çfarë keni që nuk shpenzoni për çështjen e Allahut? Ndërkohë Allahut i përket trashëgimia e qiejve dhe e tokës. Nuk janë njësoj ndërmjet jush ata që shpenzuan dhe luftuan para çlirimit (të Mekës). Të tillët janë në gradë më të lartë se ata që shpenzuan dhe luftuan më pas. Por për të gjithë Allahu ka premtuar të mira dhe Allahu është i Mirënjohur për gjithçka që ju punoni.” El-Hadid 57:10.

Bukhari dhe Muslimi transmetuan nga Ebu Sa’id el-Khudri (radijAllahu anhu) se i dërguari i Allahut ﷺ ka thënë:

”Mos flisni keq për shokët e mi.”

Në formulimin e Muslimit thuhet:

”Mos flisni keq për shokët e mi. Nëse ndonjë prej jush do të dhuronte ari sa kodra e Uhudit, nuk do të kishte arritur as sa një palë grushte apo as gjysmën e saj që kanë dhuruar ata.”

Domethënia është se askush nuk e arrin këtë pjesë të vogël të përsosmërisë së tyre apo as gjysmën e saj.

Bukhari dhe Muslimi transmetuan nga Imran bin Husejn (radijAllahu anhu) se profeti ﷺ ka thënë:

”Njerëzit më të mirë janë brezi im, pastaj ata që vijnë pas tyre, pastaj ata që vijnë pas tyre.” Imrani tha: ”Unë nuk e di nëse ai përmendi dy apo tre breza pas brezit të tij.” Pastaj do të ketë njerëz të cilët dëshmojnë pa u kërkuar atyre që të dëshmojnë, mashtrojnë dhe nuk kanë ndershmëri, zotohen pa i përmbushur zotimet dhe do të shfaqet mbipesha (trashësia) tek ta.”

Bukhari dhe Muslimi transmetuan nga Enesi (radijAllahu anhu) se profeti ﷺ tha për Ensarët:

”Dashuria ndaj Ensarëve është shenjë e besimit, ndërsa armiqësimi ndaj Ensarëve është një shenjë e hipokrizisë.”

Bukhari dhe Muslimi transmetuan nga el-Bara bin Azib (radijAllahu anhu) se profeti ﷺ tha për Ensarët:

”Vetëm besimtari i do ata dhe vetëm hipokriti i urren ata. Allahu e do atë që i do ata dhe Allahu e urren ata që i urren ata.”

Muslimi transmeton nga Ebu Hurejra dhe Ebu Sa’id el-Khudri (radijAllahu anhuma) se profeti ﷺ ka thënë:

”Çonjëri që beson Allahun dhe ditën e fundit nuk i urren Ensarët.”

Bukhari dhe Muslimi transmetuan nga Ali ibn Ebi Talibi (radijAllahu anhu se profeti ﷺ ka thënë në lidhje me fjalën e tij për Khatib bin Ebi Baltah:

”Ai ka marrë pjesë në [betejën e Bedrit]. Allahu shikoi njerëzit e Bedrit dhe tha: ”Bëni çfarë të doni, se vërtet Unë jua kam falur.”

Muslimi transmeton nga Xhabir bin Abdil-Lah (radijAllahu anhu) i cili ka thënë se Ummu Mubeshir i kishte thënë se ajo e kishte dëgjuar profetin ﷺ duke thënë tek Hafsa:

”Asnjë nga ata që u zotuan nën pemë nuk do të hyjë në zjarr – nëse dëshiron Allahu.”

Ata ishin më shumë se 1400 njerëz dhe disa prej tyre ishin Ebu Bekri, Umeri, Uthmani dhe Aliu.

Ehl-us-Sunneh uel Xhema’ah besojnë se Ebu Bekr es-Sidik është njeriu më i mirë i këtij umeti pas profetit të tij ﷺ, pastaj është Umer el-Faruk, për këtë ka konsensus mes sahabëve dhe tebiinëve. Asnjë prej tyre nuk e kundërshtoi këtë.

Janë transmtuar shumë transmetime nga prijësi i besimtarëve Ali ibn Ebi Talibi (radijAllahu anhu) se ai ka thënë:

”Ebu Bekri dhe Umeri janë njerëzit më të mirë të këtij umeti pas profetit të tij.”

Ehl-us-Sunneti besojnë se i treti është Uthmani, ndërsa i katërti është Ali ibn Ebi Talibi (radijAllahu anhuma).

Shpërndaje: