Imam Muhamed Nasirudin el-Albani (v. 1420)
Kijamu Ramadan
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Është prej sunnetit që të thuhet në fund të vitrit, qoftë para apo pas teslimit:
اللَّهُمَّ إِنِّي أَعُوذُ بِرِضَاكَ مِنْ سَخَطِكَ، وَبِمُعَافَاتِكَ مِنْ عُقُوبَتِكَ، وَأَعُـــــوذُ بِكَ مِنْكَ، لَا أُحْصِي ثَنَاءً عَلَيْـكَ، أَنْتَ كَمَا أَثْنَيْتَ عَلَى نَفْسِكَ
”O Allah, të lutem që me anë të kënaqësisë Tënde të më mbrosh nga hidhërimi Yt dhe me faljen tënde të më mbrosh nga dënimi Yt! Kërkoj mbrojtjen tënde nga Ti! Unë assesi nuk mund të të madhëroj ashtu siç e meriton. Ti je i Madhëruar ashtu sikurse e ke përshkruar Veten Tënde.”
Hadithi është në Sahih Ebi Daud (1284) dhe El-Irua (43).
Pas përfundimit të vitrit thuhet:
سُبْحَانَ المَلِكِ القُدُّوسِ، سُبْحَانَ المَلِكِ القُدُّوسِ، سُبْحَانَ المَلِكِ القُدُّوسِ
“Subhanel Melikil Kuddus, subhanel, Melikil Kuddus, subhanel Melikil Kuddus.”
“I Lartësuar është Sunduesi, i Shenjti (i pastër nga çdo e metë)!”
Zëri duhet të zgjatet dhe të ngritët në herën e tretë.
Transmeton Muslimi dhe të tjerët. Shih El-Irua, fq. 108-109.