Imam Muhammed Nasir-ud-Din el-Albani (v. 1420)
Burimi: Adab-uz-Zifaf, fq. 75-76
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
11 – Gjykimi për të marr abdes para gjumit
Kjo nuk është e detyrueshme, vetëm se rekomandohet shumë. Argumenti për këtë është hadithi ku Umeri e pyeti të dërguarin e Allahut (salAllahu alejhi ue selem):
“O i dërguari i Allahut! A lejohet që dikush nga ne të flejë pas marrëdhënies intime?” Ai tha: “Po. Ai mundet edhe të marr abdes nëse dëshiron.”1
Hadithi mbështetet nga fjalët e Aishes:
“I dërguari i Allahut (salAllahu alejhi ue selem) ndonjëherë binte në gjumë pas marrëdhënieve intime pa prekur ujin (derisa zgjohej dhe lahej).”2
Në një transmetim tjetër thuhet:
“Ai binte në gjumë pas marrëdhënies intime, pas së cilës Bilali vinte dhe e thërriste ezanin për namaz. Pastaj ai zgjohej dhe lahej. Unë mund të shihja ujin që po pikonte nga koka e tij. Pastaj ai dilte dhe unë mund të dëgjoja zërin e tij duke falur namazin e sabahut. Pastaj ai vazhdonte të agjëronte.” Muttarif ka thënë: “I thashë Amirit: “Në Ramazan?” Ai tha: “Po. Në Ramazan dhe jashtë Ramazanit.”3
1 Ibn Hibani (232) nëpërmjet mësuesit të tij Ibn Khuzejmes. Në “et-Talkhis” Hafidh Ibn Haxheri ia dedikoi atë atij në “Es-Sahih” të tij dhe tha:
“Fillimisht ky hadith është transmetuar në Bukhari dhe Muslim, përveç shprehjes: Ai mund edhe të marr abdes nëse dëshiron.”
Kjo shprehje në fakt gjendet tek Muslimi, siç është thënë pak më parë. Hadithi është dëshmi se larja nuk është e detyrueshme (menjëherë pas marrëdhënieve intime), ndryshe nga ajo që medhhebi Dhahirijjeh besojnë.
2 Ibn Ebi Shejbeh (1/45/1), Ebu Davudi, Tirmidhi, Ibn Maxheh, Nesai në “el-Ishrah” (79-80), et-Tahaui, et-Tajalisi, Ahmedi, el-Baghaui në “Hadith Ali bin el-Xha’d” (1/85/9) dhe (2/114/11), Ebu Jala në “el-Musned” (2/224), dhe el-Bejhaki, el-Hakimi i cili e ka vërtetuar atë. Hadithit sigurisht që është autentik, të cilën e kam shpjeguar në “Sahih Sunen Ebi Davud” (223). Gjithashtu transmetohet nga Afif-ud-Din Ebul-Ma’ali me formulimin:
“Nëse ai zgjohej më vonë natën dhe dëshironte të bënte marrëdhënie intime me gruan e tij, ai bënte marrëdhënie intime me të dhe pastaj lahej.” (Sittina Hadithan (8))
Zinxhiri i transmetimit përmbanë Ebu Hanifen.
Ibn Abbasi ka thënë:
“Në qoftë se një burrë ka marrëdhënie seksuale dhe më pas dëshiron të ketë përsëri, nuk ka të keqe që ai të shtyjë larjen.” (Ibn Ebi Shejbeh me zinxhir të mirë transmetimi).
Said bin el-Musejjeb ka thënë:
“Nëse personi xhunub dëshiron të flejë para se të lahet, ai e bën këtë”.
Zinxhiri i transmetimit është autentik dhe këtë mendim e kanë shumica e dijetarëve.
3 Ibn Ebi Shejbeh (2/173/2) nëpërmjet esh-Sha’biut nga Masruk, nga Aishah. Zinxhiri i transmetit është autentik. Ky dëshmon fuqishëm për hadithin e mëparshëm. Edhe Ahmedi (6/101) dhe (6/254) dhe Ebu Jala (1/224) e transmetuan atë. Unë gjithashtu kam rrugë të tjera të transmetimit për të.