“Nuk i kam krijuar xhinët dhe njerëzit veçse që të më adhurojnë Mua.” [Edh-Dharijat 51:56]

12.Kërkohet Teuhidi i plotë për të qenë musliman (1)

Autor: Imam Muhammed bin Abdil-Uehab  (v. 1206)

Shpjegues i librit: Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)

Burimi: Sherh Kefsh-ish-Shubahat

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Kërkohet Teuhidi i plotë për të qenë musliman

Nëse do argumente se këta njerëz ndaj të cilëve luftoi i dërguari i Allahut ﷺ e besuan këtë, ti duhet të lexosh fjalët e Tij (te ala):

”Thuaju (O Muhammed): “Kush ju sjell furnizim nga qielli dhe nga toka dhe kush është Zotëruesi i të dëgjuarit dhe të shikuarit? Dhe kush e nxjerr të gjallën nga e vdekura dhe të vdekurën nga e gjalla? Dhe kush është rregulluesi dhe sunduesi i të gjitha çështjeve?” Ata do të thonë: ”Allahu”.” E ti (o Muhamed) thuaj: “Atëherë, përse nuk e keni frikë Atë?” 10:31

Shpjegimi

Këtu autori (rahimehullah) përmend argumentin se këta njerëz besuan Teuhidin Rububijeh (se vetëm Allahu është Zot). Ai megjithatë e përmendi atë si një dialog që ai të jetë argument më i fortë, më i qëndrueshëm dhe më i përsosur. Ai tha:

”Nëse do argumente … ti duhet të lexosh fjalët e Tij (te ala)…”

 ”përse nuk e keni frikë Atë?”

Shpërndaje: