Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

12.Kjo jetë është jetë e sprovave

Imam Muhamed bin Muhamed El-Hanbeli El-Menbaxhi
Teslijetu Ehlil-Mesaib
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

Ibn-ul-Xheuzi -rahimehullah- ka thënë: “Nëse jeta e kësaj bote nuk do të kishte qenë jetë e sprovave nuk do të kishte sëmundje e fatkeqësi të tjera, profetët dhe njerëzit e devotshëm nuk do të goditeshin me vështirësi nga më të ndryshmet!

Ademi ﷺ vuajti nga vështirësitë derisa u largua nga kjo botë.

Nuhu ﷺ qau për 300 vite.

Ibrahimi ﷺ u hodh në zjarr dhe u sprovua me momentet e therjes së djalit të tij.

Jakubi ﷺ qau derisa u verbua.

Musai ﷺ u ndesh me zemrën e ngurtë të Faraonit dhe sprovat e popullit të tij.

Isa ﷺ mund të jetonte i qetë vetëm në shkretëtirë dhe i varfër.

Muhamedi ﷺ duroi me varfëri, u sprovua me vdekjen e xhaxhait të tij Hamzasë -radijAllahu anhu- i cili ishte një nga më të dashurit e tij prej të afërmve, dhe njerëzit e afërt të tij u larguan nga ai me shpalljen e Islamit.

E njëjta gjë vlen edhe për profetët e tjerë që nuk i përmendëm për shkak që të mos e zgjasim. Po të ishte krijuar kjo botë për dëfrime dhe kënaqësi nuk do të kishte vend në të për besimtarin.

Profeti ﷺ ka thënë:

“Kjo botë është burg për besimtarin dhe xhenet për kafirin.” 

Transmeton Ahmedi, Muslimi, Tirmidhiu dhe Ibn Maxheh.

Pasi që veçse është bërë e qartë se kjo jetë është jetë e sprovave, e burgut dhe vështirësive, atëherë nuk duhet që besimtari të urrejë ndodhjen e fatkeqësive!”

Shpërndaje: