Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

12.Kushti i nëntë i namazit

Autor: Imam Muhamed bin Abdil-Uehab (v. 1206)
Shpjegues i librit: Imam Abdul-Aziz bin Abdullah bin Baz (v. 1420)
Esh-Sherh El-Mumtez
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

Shejkh-ul-Islam dhe Imam Muhamed bin Abdil-Uehabrahimehullah- ka thënë:

Kushti i nëntë është nijeti. Vendndodhja e tij është zemra. Është bidat shprehja e nijetit me fjalë. Argument për këtë është hadithi:

“Me të vërtetë, veprat vlerësohen sipas qëllimeve dhe secili do të shpërblehet sipas asaj që synojë.”

Transmeton Bukhari (1) dhe Muslimi (1907).

Shpjegimi:

Të gjitha adhurimet duhet të paraprihen nga nijeti (qëllimi); namazi, agjërimi, bamirësia dhe çdo gjë tjetër. Të gjitha adhurimet kërkojnë nijet.

Profeti ﷺ ka thënë:

“Me të vërtetë, veprat vlerësohen sipas qëllimeve dhe secili do të shpërblehet sipas asaj që synojë.”

Vendi i nijetit është zemra. Vendi i nijetit për namaz, agjërim dhe të gjitha adhurimet e tjera është zemra. Përjashtimi i vetëm është haxhi. Në lidhje me haxhin shqiptohet me zë të lartë kur pelegrini e shprehë me fjalë ritualin që ai ka zgjedhur. Kështu veproi profeti ﷺ. Për të gjitha adhurimet e tjera qëllimi është zemra.

Është bidat shprehja e tij me fjalë. Të shprehësh nijetin me fjalë, se ke për qëllim të falesh, të agjërosh dhe të japësh sadaka është bidat. Përjashtimi i vetëm është siç thashë haxhi për shkak se është ligjësuar për të publikuar hyrjen në ihram dhe të thuash:

”Unë të përgjigjem Ty për umreh.”

”Unë të përgjigjem Ty për haxh.”

“Unë të përgjigjem Ty për umreh dhe haxh.”

Ai e shqipton nijetin që e ka në zemër. Ky veprim është sunnet dhe sikurse thashë është specifik për haxh dhe umreh.

Shpërndaje: