Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

12.Prandaj Allahut i përket lavdërimi absolut

Autor: Shejkhul Islam Ibnu Tejmijeh (v. 728)

Shpjegues i librit: Imam Abdul-Aziz bin Abdil-lah bin Baz (v. 1420)

Burimi: Sherh el-Akidah el-Uasitijeh, fq. 22

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Prandaj ai (rahimehullah) tha:

“… Për dallim prej atyre që flasin pa dije për Të.”

Do të thotë paganët dhe injorantët. Si rezultat, Allahu e lartësoi veten nga ajo që thanë gënjeshtarët dhe tha:

سُبْحَانَ رَبِّكَ رَبِّ الْعِزَّةِ عَمَّا يَصِفُونَوَسَلَامٌ عَلَى الْمُرْسَلِينَ وَالْحَمْدُ لِلَّهِ رَبِّ الْعَالَمِينَ

I lartësuar qoftë Zoti yt, Zoti i Madhështisë e i Lavdisë, mbi çfarë e përshkruajnë ata! Paqja qoftë mbi të dërguarit dhe të gjitha lavdet e falënderimet qofshin për Allahun, Zotin e botëve!

Ai e lavdëroi veten sepse Ai është i përsosur në qenien e Tij, në emrat dhe në cilësitë e Tij. Ai (te ala) ka thënë:

الْحَمْدُ للّهِ رَبِّ الْعَالَمِينَ

”Hamdi (lavdia) i takon Allahut, Zotit të botëve! 1

Ai gjithashtu e lartësoi veten nga ajo që është thënë nga armiqtë e Tij të cilët kundërshtuan të dërguarit:

سُبْحَانَ رَبِّكَ رَبِّ الْعِزَّةِ عَمَّا يَصِفُو

I lartësuar qoftë Zoti yt, Zoti i Madhështisë e i Lavdisë, mbi çfarë e përshkruajnë ata.”

Ai lartësoi veten nga përshkrimet e rreme të kufarëve, se Ai ka djalë, grua dhe ortak. Të gjitha këto janë gënjeshtra të cilat Allahu i ka mohuar. Ai as nuk ka grua, e as fëmijë.

Allahu (subhaneh) është Një, Ai nuk ka nevojë për asgjë dhe çdo gjë ka nevojë për Të. Ai nuk ka ortak. Ai është Zoti i vërtetë. Ai (te ala) ka thënë:

وَإِلَهُكُمْ إِلَهٌ وَاحِدٌ لاَّ إِلَهَ إِلاَّ هُوَ الرَّحْمَنُ الرَّحِيمُ

“Dhe i Adhuruari juaj është i Adhuruar i vetëm, nuk ka të adhuruar me të drejtë përvec Tij, i Gjithëmëshirshmi, Mëshirëploti!” 2

Ai dërgoi paqe mbi të dërguarit për fjalët e tyre të pastërta kur ata refuzuan të metat dhe mangësitë me të cilat ishte përshkruar Allahu dhe tha:

وَسَلَامٌ عَلَى الْمُرْسَلِينَ

”Paqja qoftë mbi të dërguarit.”

Ata iu nënshtruan asaj që Allahu kishte thënë për veten e Tij dhe ia kumtuan umeteve. Besimi i tyre ishte i shëndoshë. Ata ishin të nënshtruar. Ata folën të vërtetën, ata u pranuan dhe u besuan.

Pastaj Ai (te ala) e lavdëroi veten e Tij dhe tha:

الْحَمْدُ لِلَّهِ رَبِّ الْعَالَمِينَ

Hamdi (lavdia) i takon Allahut, Zotit të botëve!”

Sepse qenia e Tij (subhanehu ue te ala), cilësitë dhe veprat e Tij janë të përsosura. Prandaj, Atij i përket lavdërimi absolut.


1 El-Fatiha 1:1.

2 El-Bekare 2:163.

Shpërndaje: