Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

12.Profeti e ndaloi gruan të lahet ….

Autori i librit: Hafidh Ibn Haxher el-Askalani
Shpjegues: Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)
Esh-Sherh el-Mukhtasar ala Bulugh-il-Maram
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

Hafidh Ibn Haxher el-Askalani -rahimehullah- ka thënë:

9 – Një nga shokët e profetit   ka thënë:

“Profeti e ndaloi gruan të lahet me ujin e mbetur të burrit dhe ndaloi burrin të lahet me ujin e mbetur të gruas dhe i urdhëroi ata që të nxjerrin së bashku ujin.” 1

transmetuar nga Ebu Daudi dhe Nesai. Zinxhiri i transmetimit është autentik.

10 – Ibn Abbasi -radijAllahu anhuma- ka thënë:

“Profeti   u la me ujin e mbetur të Mejmunes -radijAllahu anha-.” 2

Transmetuar nga Muslimi.

11 – Autorët e librave Sunnen transmetuan:

“Një nga gratë e profetit u lanë nga një enë pas së cilës erdhi i dërguari gjithashtu dhe u la nga ajo enë. Ajo i tha: “Isha xhunube”. Ai tha: “Por uji nuk bëhet xhunub.” 3

Autentik sipas Tirmidhiut dhe Ibn Khuzejmes.

Shpjegimi

Hadithi i parë transmetohet nga një sahabi i panjohur. Sidoqoftë, mosnjohja e sahabive -radijAllahu anhum- nuk ndikon asgjë pasi që të gjithë ishin të ndershëm. Asnjë sahabi nuk gënjeu në lidhje me të dërguarin e Allahut .

Profeti e ndaloi gruan të lahet me ujin e mbetur të burrit dhe burrin me ujin e mbetur të gruas dhe i urdhëroi ata që të nxjerrin së bashku ujin. Kjo është e ligjësuar dhe më e mirë. Ajo që profeti ndaloi ishte që burri të lahet duke marrë ujë nga një enë përpara gruas, pas së cilës ajo merr ujë prej enës për t’u larë dhe anasjelltas. Megjithatë, ndalesa u bë vetëm për qëllime udhëzimi dhe nuk përbën një ndalesë. Përkundrazi, ai i urdhëroi ata që të bënin diçka që është më e mira për të dy ata; që të nxjerrin ujin së bashku. Ata duhet të ulen përballë njëri-tjetrit me enën në mes dhe të nxjerrin ujin së bashku. Ata edhe kursejnë ujë më shumë dhe pjesërisht kjo e bën dashurinë më të fortë mes burrit dhe gruas. Prandaj profeti urdhëroi këtë.

Sa i përket hadithit të Mejmunes, kjo dëshmon se ndalimi në hadithin e parë është për qëllim udhëzimi dhe jo ndalimi.


1 Ebu Daudi (81) dhe Nesai (238).

2 Muslimi (323).

3 Ebu Daudi (68), Tirmidhi (65), Nesai (235) dhe Ibn Maxheh (370).

Shpërndaje: