Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

14.Shpërthimet në Ulejeh janë një shembull i terrorizmit

Alameh Zejd bin Muhammed el-Medkhali (v. 1435)

Burimi: El-Irhab, fq. 19-20

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

11 – I tillë është sulmi i mbrapshtë shpërthyes që u krye nga një agresor dhe band e shkatërruar në ditën e hënë me 20 Xhumahde el-Akhirah  në vitin 1416 në distriktin Ulejeh në Rijad, është një shembull i terrorizmit. Ai veprim e frikësoi tërë vendin dhe u bë edhe më keq kur mësuam se vepruesit ishin sauditë të cilët ishin ndikuar nga kasetat që kishin nxitur euforitë e tyre dhe kishin mbushur zemrat e tyre me urrejtje kundër sundimtarëve muslimanë dhe dijetarëve të cilët pasuan metodologjinë profetike. Si pasojë ata planifikuan krime mëkatare dhe të tmerrshme që askush nuk i kishte pritur.

Njerëz të pafajshëm që kishin mandatin e sigurimit në një vend musliman vdiqën. Pasuria e shenjtëruar u shkatërrua. Por vepruesit nuk kuptojnë. Ata u arrestuan dhe u dënuan me vdekje nga ana e sheriatit fisnik. Toka u lirua nga fesadi i tyre dhe ata shkuan në vdekje me mëkatet e tyre mbi kurrizin e tyre. Ne e lusim Allahun që të na mbrojë kundër një përfundimi të keq.

Shpërndaje: