“Nuk i kam krijuar xhinët dhe njerëzit veçse që të më adhurojnë Mua.” [Edh-Dharijat 51:56]

12.Toleranca ndaj shokut!

Imam Muhammed bin Hiban el-Busti 
Raudatul-‘Ukala ue Nuz’hetul-Fudala
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

11 – Muhanmed Ibnul-Hanefijjeh ka thënë:

“Nuk është i mençur ai që nuk jeton në mirëkuptim dhe harmoni me shokun e tij (të keq), ai duhet ta bëjë këtë derisa Allahu ta lirojë nga ai apo t’ia hap rrugët.”

2 – Ai që dëshiron të jetojë me njerëzit sipas mënyrës së tij do të njollosë jetën e vet dhe do të humbet dashurin e të tjerëve sepse dashuria e tyre arrihet vetëm kur t’i i ndihmon ata por jo në mëkate. Në të kundërtën nëse ndihma e kërkuar prej teje përfshinë mëkatet nuk duhet as t’i dëgjosh e as t’u bindesh. Njerëzit janë krijuar me dëshira dhe natyrshmëri të ndryshme nga njëri-tjetri. Ashtu siç të duket e vështirë që ta braktisësh natyrshmërinë tënde edhe të tjerëve ju duket e vështirë që të braktisin natyrshmëritë e tyre Mënyra e vetme për të arritur dashurinë e pastër të njerëzve është që t’u përshtatesh atyre dhe t’i anashkalosh gabimet që ata bëjnë herë pas here.

3 – Hasan el-Basri ka thënë:

“O Njeri! Sillu me njerëzit ashtu siç dëshiron por mos harro se edhe ata do të sillen me ty në të njëjtën mënyrë!”

4 – Kushdo që dëshiron të kënaqë të gjithë njerëzit dëshiron diçka të pamundur. Mirëpo i mençuri duhet ta kënaq shokun e tij edhe nëse bëhet fjalë për të dashur diçka që atij nuk i pëlqen ose që të braktis diçka qqëatë tij i pëlqen përderisa vepra nuk është mëkat.

5 – Mu’adh bin Sad el-A’uar ka thënë:

“Isha duke ndenjur tek A’ta bin Ebi Rebaha ndërkohë që një burrë fliste, një burrë tjetër u ngrit dhe e braktisi mexhlisin. A’ta u zemëruan dhe tha: “Çfarë është ky zakon?! Ky njeri po flet për diçka rreth së cilës kam më shumë dije, megjithatë unë po rri me të sikurse të mos dijë asgjë”!”

6 – Nëse njeriu nuk ka durim me gabimet e njerëzve rreziku është shumë më i madh që ai të njollosë jetën e tij sesa që ta përmirësoj atë. Gjithashtu me këtë gjë ai ushqen armiqësi dhe urrejtje ndaj njerëzve dhe nuk mund të fitoj dashurinë e tyre në asnjë mënyrë.

7 – Ebu Derda -radijAllahu anhu- i ka thënë gruas së tij:

“Nëse unë zemërohem ti duhet të më qetësosh, nëse ti zemërohesh atëherë unë do të qetësoj ty, e nëse ne nuk veprojmë kështu shumë shpejt do të ndahemi.”  

8 – Nëse ndodh që i mençuri të ketë një shoqëri, miqësinë e së cilës nuk mundet t’i besojë ose një shoqëri, vëllazërinë e së cilës nuk mundet t’i besojë, kur sheh një gabim tek ta dhe i refuzon për shkak të gabimit, ai do të mbetet i vetëm pa asnjë shok. Ai duhet të anashkaloj gabimin e shokut tij të vërtetë dhe të mos përmend gabimin e shokut tij të keq sepse diskutimet duhet që më shumë të korrigjojnë rrënjët e dashurisë se sa degët e saj.

9 – Ibn Sheudheb ka thënë:

“Një njeri kishte një skllave, një natë bëri marrëdhënie intime me të fshehurazi. Kur shkoi tek gruaja e tij i tha: “Këtë natë Merjem e kishte zakon të pastrohej, andaj pastrohu edhe ti!” Pastaj ai dhe gruaja e tij u pastruan. Mirëpo Merjem pastrohej çdo natë.”

10 – Ebu Sa’ib ka thënë:

“Mos mashtro sepse mashtrimi është cilësi e mëkatarëve. Këshilloje vëllain tënd sinqerisht pavarësisht nëse atij i vjen mirë apo jo. Ndihmojë atë në çdo rast dhe shko me të kudo që ai të shkojë.”

Shpërndaje: