Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

120.Një jetë si në ëndërr

Imam Muhamed bin Muhamed El-Hanbeli El-Menbaxhi
Teslijetu Ehlil-Mesaib
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

Është shumë e çuditshme se robi e beson jetën e përjetshme dhe ende përpiqet pas jetës mashtruese. Kur Allahu e do një person, Ai e mbronë atë kundër kësaj jete, në të njëjtën mënyrë sikurse ju i mbroni të sëmurit tuaj nga uji.

Ibn Ebid-Dunja transmetoi në librin “Dhamm-ud-Dunja” se Malik bin Dinar ka thënë:

“Ata i thanë Aliut (radijAllahu anhu): “O Ebu Hasen! Na përshkruaj këtë jetë?” Ai tha: “Gjerësisht apo shkurtimisht?” Ata thanë: “Shkurtimisht.” Ai tha: “Për gjërat e lejuara do të jepet llogari dhe për gjërat e ndaluara do të dënohen në zjarr.”

Junus bin Ubejdi ka thënë:

“Kjo jetë të kujton vetëm një njeri duke fjetur që ëndërron ëndrra të këqija dhe të mira. Dhe papritmas ai zgjohet.”

El-Hasan bin Ali ka thënë:

“Kjo jetë është një hije që largohet.”

Ebu Sulejman ed-Darani ka thënë:

“Në qoftë se jeta e ardhshme është në zemrën tuaj kjo jetë do të fillojë të shtyhet me të. Dhe në qoftë se kjo jetë nuk është në zemër jeta tjetër nuk do të shtyhet me të. Sepse jeta tjetër është fisnike, ndërsa kjo jetë është e ultë.”

El-Euzai tregoi se ai e dëgjoi Bilal bin Sa’id duke thënë:

“Betohem në Allahun se është e mjaftueshme që Allahu (azze ue xhel) nuk i jep rëndësi kësaj jete, ndërsa ne vrapojmë pas saj në mënyrë që kjo të jetë një mëkat. I përmbajturi juaj ka shumë dëshira, adhuruesi nga mesi juaj është nëglizhent dhe dijetari juaj është injorant.”

Shpërndaje: