Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

122.Shenjat e lumturisë dhe fatkeqësisë

Imam Muhamed bin Muhamed El-Hanbeli El-Menbaxhi
Teslijetu Ehlil-Mesaib
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

Është saktësuar në Sahihun e Muslimit nga el-Musteurid bin Shedad en-Nahri se i dërguari i Allahut (salAllahu alejhi ue selem) ka thënë:

“Kjo jetë në krahasim me botën tjetër është sikur ndonjëri prej jush të fus gishtin e tij në oqean. Le të shikojnë se sa ujë i sjell ai atij.”

Ali bin Ebi Talib (radijAllahu anhu) ka thënë:

“Ai që heq dorë nga kjo jetë i merr me lehtësi fatkeqësitë. Ai që e sheh vdekjen të jetë pranë ngutet për në vepra të mira.”

Hasan el-Basri ka thënë:

“Betohem në Atë në dorën e të Cilit është shpirti im kam takuar njerëz që e konsideruan më me lehtësi këtë jetë se që ju e konsideroni dheun mbi të cilin ecni.”

Shenjë e ngurtësisë së zemrës, sytë e thatë (që nuk qajnë), plane të mëdha për këtë jetë dhe etja pas kësaj jete.

El-Fudhejl ​​bin Ijadh ka thënë:

“Ajo që e karakterizon një lumturi është besimi në zemër, devotshmëria në fe, përmbajtja ndaj gjërave të kësaj bote, turpi dhe dituria.”

El-Fudhejli ​​gjithashtu ka thënë:

“Po të më jepej gjithë bota hallall, pa dhënë llogari për të llogari në botën tjetër unë do ta kisha shmangur atë sikurse ju u shmangeni cofëtinës nga frika që ju të mos e prekni atë me rrobat tuaja.”

Ebu Hashim ka thënë:

“Allahu krijoi sëmundjen dhe shërimin. Sëmundja është kjo jetë dhe shërimi është braktisja e saj.”

Shpërndaje: