Imam Muhammed bin Muhammed el-Hanbeli el-Menbaxhi
Burimi: Teslijetu Ehlil-Mesaib, fq. 247-248
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Ai që reflekton thellë e kupton se kjo jetë është një udhëtim. Ai do ta përgatit mjetin e tij para udhëtimit. Ai e di se udhëtimi i tij fillon nga kurrizi i babait, në barkun e nënës, pastaj në këtë botë, pastaj në varr, pastaj në Ringjallje dhe më në fund në jetën e përjetshme. Banimi i përjetshëm është një banim i shpëtimit nga çdo gjë e keqe. Ai është i përjetshëm. Armiku u bë shkak që të vijmë në këtë jetë. Le të luftojmë për tu liruar dhe pastaj të fillojmë udhëtimin tonë për t’u kthyer në shtëpinë tonë të parë
Ne duhet të dimë se udhëtimi në këtë jetë është i shkurtër. Pas disa frymëmarrjeve ai mbaron. Udhëtimi i njeriut është si udhëtimi në një varkë; ai ulet në të, pa e ndier udhëtimin.
Gjatë udhëtimit duhet pasur ushqim për udhëtim. Ushqimi i vetëm që të dërgon ty në jetën tjetër është devotshmëria. Kërkohet përpjekje dhe durim me të hidhurit e devotshmërisë, kështuqë ti të mos thuash gjatë udhëtimit: “Më kthe mbrapa!” Atëherë të thuhet ty: “Kurrë!” Le të zgjohet personi i shkujdesur dhe t’i kushtoj vëmendje udhëtimit të tij me përtaci.
Gjatë udhëtimit Allahu i shfaqë atij argumente gjatë rrugës për t’i frikësuar robërit e Tij, në mënyrë që ata të mos devijojnë nga rruga e drejtë. Personi, kafsha e të cilit devijon nga rruga e drejtë dhe sheh rreziqe, duhet shpejt të kthehet tek Allahu dhe të braktis rrugën devijuese. Ai duhet të pendohet për mëkatin e tij dhe të qaj për zemrën e tij të ngurtë. Kur ai të zgjohet nga përtacia e tij, ai e kupton se kjo jetë është një shtëpi mashtruese që është për nga natyra me pikëllim.
Disa prej Selefëve ka thënë:
“Kujdes nga kjo jetë. Ajo është një magjistar më i madh se Haruti dhe Maruti. Haruti dhe Maruti bënë ndarje mes burrit dhe gruas ndërsa kjo ndanë në mes robit dhe Zotit të tij.”
Hamdi dhe lavdërimi i takon Allahut, Zotit të krijesave. Allahu dërgoftë shumë selame dhe salavate mb zotëriun tonë Muhammedin, famlijen e tij dhe shokët e tij.