Imam Muhammed Nasir-ud-Din el-Albani (v. 1420)
Burimi: Adab-uz-Zifaf, fq. 76
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
12 – Marrja tejemum në vend të larjes pas marrëdhënieve intime
Ata që janë xhunub gjithashtu mund të përdorin tejemumin në vend të larjes. Aishah (radijAllahu anha) ka thënë:
“Pasi që i dërguari i Allahut (salAllahu alejhi ue selem) kishte pasur marrëdhënie intime dhe dëshironte të flinte gjumë, ai ose merrte abdes ose merrte tejemum.”1
1 Bejhaki (1/200) nëpërmjet Ahtham bin Ali, nga Hisham, nga babai i tij, nga Aishah. Hafidhi ka thënë:
“Zinxhiri i transmetimit është i mirë.” (Fet’h-ul-Bari (1/313))
Gjithashtu Ibn Ebi Shejbeh (1/48/1) e transmeton atë nëpërmjet Ahtham me të njëjtën zinxhir të transmetimit nga Aishah. Prandaj ajo u pyet në lidhje me burrin që bëhet xhunub gjatë natës dhe dëshiron të flejë. Përgjigjja e saj ishte:
“Ai merr abdes ose tejemmum.”
Zinxhiri i transmetimit është autentik. Isma’il bin Ajjash transmetoi diçka të ngjashme nga Hisham bin Uruah me të njëjtin zinxhir të transmetimit nga profeti (salAllahu alejhi ue selem). Në të thuhet:
“Nëse ai kishte pasur marrëdhënie intime me një nga bashkëshortet e tij dhe përtonte të lahej, ai prekte murin me duart e tij dhe merrte tejemum nga ai.”
Transmetohet nga Tabarani në “el-Ausat” (1/9) nëpërmjet Bakijjeh bin el-Ualid. Ai tha:
“Vetëm Hishami e transmetoi atë nga Ismaili”.
Ismaili është i dobët kur transmeton nga transmetuesit në Hixhaz dhe ky është një ritregim prej tyre. Megjithatë hadithi transmetohet gjithashtu nga Aththam bin Ali (i cili është i besueshëm), e cila në mënyrë të qartë refuzon fjalët e Tabaranit.