“Nuk i kam krijuar xhinët dhe njerëzit veçse që të më adhurojnë Mua.” [Edh-Dharijat 51:56]

13.Besimi në kaderin nuk e kundështonë praktikën përgjatë Sheriatit

Autor: Imam Ahmed bin Hanbel

Komentues i librit: Alameh Rabi bin Hadi el-Medkhali 

Burimi: Komentimi i librit të imam Ahmedit ”Sherh Usul-is-Sunneh” fq. 375-376

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Besimi në kader, në të mirën e saj dhe të keqën e saj nuk e kundërshton të vepruarit sipas Sheriatit. Profeti ka thënë:

”Veproni! Çdonjërit i është lehtësuar ajo për të cilën është krijuar.”

Kështu tha ai kur u pyet në lidhje me rëndësinë e veprimeve të kësaj jete. A të veprojmë kur është tharë ngjyra dhe vendimet janë marrë apo çdo gjë është e papërcaktuar? Ai tha që boja është tharë dhe vendimet janë marrë. Kur ata e pyetën cili ishte qëllimi me veprimin, ai u përgjigj:

”Veproni! Çdonjërit i është lehtësuar ajo për të cilën është krijuar.” 1

Njerëzve fatlum (banorë të xhenetit) u janë lehtësuar bërja e veprimeve të njerëzve fatlumë dhe njerëzve fatkeq (banorëve të xhehnemit) u janë lehtësuar bërja e veprimeve të njerëzve fatkeq.

Fjalët e profetit :

”Veproni!”

Ka për qëllim veprimet sipas Sheriatit të Allahut. Vepro sipas mesazhit të të dërguarëve. Bindjuni të dërguarëve. Allahu të ka dhënë zgjedhje dhe afësi. Ai të ka dhënë mendje në mënyrë që të mund të bësh dallimin në mes të vërtetës dhe gënjeshtrës, udhëzimit dhe gabimit, bindjes dhe mosbindjes. Allahu do të vëjë në gjyq për të gjitha këto shqisa që Ai t’i ka dhënë. Këto shqisa të bëjnë që të dallosh nga kafshët dhe objektet e pajetë. Përgjegjësia jote para Allahut (tebareke ue te ala) është e lidhur me to dhe ato janë vendimtare për të dhe ato janë përcaktuese se a do të shpërblehesh apo dënohesh.


1 Bukhari (4949).

Shpërndaje: