Të vetmit muslimanë që mbetën në Mekë ishin i dërguari i Allahut ﷺ, Ebu Bekri dhe Aliu -radijAllahu anhuma-. Që të dytë mbetën me urdhrin e tij ﷺ. Ka pasur edhe nga ata që u kapën me pa dëshirë nga paganët dhe mbetën.
Ebu Bekri kishte përgatitur pajisjet e veta dhe ato të dërguarit të Allahut ﷺ dhe priste vetëm që Allahu -azze ue xhel- t’i japë leje që i dërguari i Tij të largohet. Në mesnatë paganët kishin synim të vrisnin të dërguarin e Allahut ﷺ. Ata zgjedhën njerëz të caktuar të qëndronin jashtë derës së tij dhe ta ruajnë atë në mënyrë që ata ta vrasin kur ai të dalë nga shtëpia.
Ai doli por ata nuk ishin në gjendje që ta shohin atë. Përmendet në një hadith sesi ia hodhi nga një grusht rërë mbi kokën e secilit prej tyre. Pastaj shkoi tek shtëpia e Ebu Bekrit -radijAllahu anhu-. Ata dolën përmes një derëze në shtëpinë e Ebu Bekrit. Ishte natë. Atë e kishte ruajtur Abdullah bin Urejk, i cili ishte një udhëzues i aftë dhe udhërrëfyes, për në Medine. Edhe pse ai ishte në fenë e të parëve të tij, ai i premtoi siguri atij ﷺ. Ata ia dhanë atij kafshët e tyre dhe vendosën një takim në shpellën Theur tre ditë më vonë. Në shpellë Allahu fshehi çështjen e tyre në mënyrë që Kurejshët nuk mund ta dinin se ka kishin shkuar ata.
Amir bin Fuhejre u erdhi atyre me delet e Ebu Bekrit. Esma bint Ebi Bekr u sillte ushqim në shpellë. Abdullah bin Ebi Bekr dëgjonte atë që thuhej në Mekë dhe pastaj shkonte tek ata dhe u tregonte atyre se çfarë është thënë në mënyrë që ata të mund të ruhen. Paganët i kërkuan ata dhe shkuan në shpellë Theur dhe në rrethinat e saj. Ata kaluan pranë hyrjes së shpellës. Ata erdhën aq afër saqë këmbët e tyre ishin mbi kokën e të dërguarit të Allahut ﷺ dhe të Ebu Bekrit. Allahu i verboi ata në mënyrë që ata nuk munden ta shohin hapjen e shpellës. Thuhet gjithashtu – dhe Allahu e di më mirë – se një merimangë kishte thurur rrjetë që mbulonte hapjen e shpellës dhe dy pëllumba kishin ndërtuar folenë e tyre mbi të. Ky është shpjegimi i fjalëve të Allahut -te ala-:
“Nëse ju nuk e ndihmoni atë (Muhamedin), Allahu tashmë e ka ndihmuar ditën kur atë e dëbuan mohuesit vetë të dytin, kur ishin në shpellë e ai i thoshte shokut të vet (Ebu Bekrit): “Mos u mërzit, se Allahu është vërtet me ne!” Atëherë, Allahu zbriti qetësinë e Vet mbi të, e ndihmoi me një ushtri të padukshme (engjëjsh) dhe bëri që fjala e mosbesimtarëve të jetë më e poshtëruara, kurse fjala e Allahut të jetë më e lartësuara. Vërtet, Allahu është i Plotfuqishëm dhe i Urtë. Et-Teube, 9:40
Për shkak të ndjenjave tij për profetin ﷺ, Ebu Bekri filloi të qajë kur paganët kaluan pranë tyre duke thënë: “O i dërguari i Allahut, nëse ndonjë prej tyre vetëm shikon nën këmbët e tij, ai do të na sheh neve.”
Profeti ﷺ tha: “O Ebu Bekr! Çfarë mendon në lidhje me të dy nëse Allahut është i treti?” Bukhari (4663) dhe Muslimi (2381).
Pas tre ditësh erdhi Ibn Urejkit me dy devetë. Ata u ulën mbi to dhe Ebu Bekri lejoi Amir bin Fuhejrin të ulet pas tij. Para tyre i printe udhërrëfyesi i tyre në shtazën e tij.
Kurejshët kishin premtuar njëqind deve për atë që e kap Muhamedin ﷺ dhe Ebu Bekrin -radijAllahu anhu-. Kur ata kishin kaluar fisin Mudlixh, i pari i fisit Surakah bin Malik bin Xhu’she i pa ata. Ai u ul mbi kalin e tij dhe filloi të shkojë pas tyre. Kur ai iu afrua atyre, ai e dëgjoi profetin ﷺ duke lexuar Kuran. Ebu Bekri -radijAllahu anhu- vazhdimisht shikonte pas tij për tu kujdesur për të dërguarin e Allahut ﷺ. Ndërsa këtë nuk e bëri i dërguari i Allahut ﷺ.
Ebu Bekri i tha: “O i dërguari i Allahut, Surakah bin Malik na zuri.”
Si pasojë i dërguari i Allahut ﷺ u lut kundër tij në mënyrë që kali i tij ra përpara në tokë. Ai tha: “U rrëzova. Unë u godita nga lutja yte. Lute Allahun për mua, unë do të mbrojë kundër njerëzve.”
I dërguari i Allahut ﷺ u lut për të dhe ai u lirua. Ai i kërkoi të dërguarit të Allahut ﷺ që t’i shkruaj diçka, Ebu Bekri i shkroi në një copë lëkure. Kur ai u kthye te populli i vet, ai iu tha: “Ajo që shkruan këtu është e mjaftueshme për ju.”
Ai erdhi musliman në haxhin e lamtumirës dhe ia dha të dërguarit të Allahut ﷺ atë që ia kishin shkruar atij. I dërguari i Allahut ﷺ e mbajti premtimin që ia kishte dhënë atij. Ai e kishte merituar atë.
Gjatë rrugës i dërguari i Allahut ﷺ kaloi pranë tendës së Umm Ma’badit. Ai fjeti në mesditë tek ajo. Ajo e pa vulën e profecisë së tij në delet dhe qumështin e tyre dhe qumështi i tyre që ishte i tepërt gjatë ati viti të thatë, saqë njerëzit ishin në mëdyshje. Selamet dhe salavatet e Allahut qofshin mi të!