Imam Muhammed bin Hiban el-Busti
Raudatul-‘Ukala ue Nuz’hetul-Fudala
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
1 – Profeti ﷺ ka thënë:
“Es-Selam është një nga emrat e Allahut të cilin e ka zbritur në tokë. Andaj përhapeni selamin mes jush.” Sahi el-Xhemi.
2 – Detyrë e të mençurit është që ta përhapë selamin në mesin e njerëzve. Ai që i jep selam dhjetë njerëzve është si të ketë liruar një skllav.
Selami është diçka që e largon mllefin i cili gjendet në brendi tek njeriu dhe urrejtjen që njeriu mund ta ketë në zemër. Selami ndërprenë bojkotin e njerëzve dhe bën që vëllezërit të jenë të butë ndaj njëri-tjetrit.
3 – Personit i cili i pari jep selam i jepen një prej dy të mirave: Allahu -azze ue xhel- e ngrit në një nivel më të lart se sa personin të cilit i jep selam për shkak se ia kujtoi atij selamin ose engjëjt i përgjigjen selamit të tij në qoftë se njerëzit janë të pakujdesshëm në kthimin e selamit atij.
4 – Zubejd el-Xhafi ka thënë:
“Njeriu më bujar është ai që jep diç nga pasuria e tij pa kërkuar shpërblim për këtë. Falësi më i mirë është ai që fal edhe pse mund të ndëshkojë.
Njeriu më i mirë është ai që mban lidhjet me atë që i shmanget (e bojkoton/largohet) prej tij. Dhe koprraci më i madh është ai që nuk jep selam.”
5 – Kur muslimani takohet me muslimanin duhet t’i japë selam atij duke buzëqeshur. Ai që vepron kështu i bien mëkatet e tij ashtu siç i bien pemës gjethet në vjeshtë. Ai që i buzëqesh njerëzve e meriton dashurinë e tyre.
6 – Buzëqeshja është tipar i dijetarëve dhe e njerëzve të mençur. Buzëqeshja shuan zjarrin e kokëfortësisë dhe nxitjen e urrejtjes. Buzëqeshja të mbron nga ai që të urren dhe të shpëton nga ai që është i prirë që të shkatërroj marrëdhëniet midis njerëzve.
7 – ‘Urueh ka thënë:
“Më kanë treguar se në shkrimet e shenjta të mëparshme shkruan: “Bir i dashur! Buzëqeshu njerëzve dhe flit me ta në mënyrë të bukur, në këtë mënyrë njerëzit do të duan më shumë se sa t’u japësh dhurata.”
8 – Nuk është vepër e mirë për personin e mençur, të udhëzuar e të devotshëm që ta takoj atë që nuk është aq i devotshëm sikurse ai me ballë të rrudhur, pra duhet t’i buzëqesh atij.
9 – Habib bin Ebi Thebit ka thënë:
“Prej moralit të mirë të njeriut është që të buzëqesh kur flet me shokun e tij.”
10 – Se’id bin Abdirr-Rrahman ez-Zubejdi ka thënë:
“Më pëlqejnë dijetarët që janë të thjeshtë, që buzëqeshin dhe qeshin lehtësisht. Sa për atë që të takon me ballë të rrudhur duke menduar se ai të ka kryer një punë, e lus Allahun që të mos ketë ndonjë të tillë!”