Imam Abdul-Aziz bin Abdullah bin Baz (v. 1420)
El-Mufid fi Mexhelis Shehr Ramadan
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Itikafi është Sunnet për burrat dhe gratë. Është saktësuar se profeti (salAllahu alejhi ue selem) e kishte zakon të bënte itikaf në Ramazan. Mënyra e fundit të cilën ai e praktikoi ishte se ai bëri itikaf dhjetë ditët e fundit. Disa prej grave të profetit (salAllahu alejhi ue selem) gjithashtu bënin itikaf me të. Ato vazhduan me këtë edhe pas vdekjës së tij (salAllahu alejhi ue selem).
Itikafi bëhet më së miri në Ramazan. Ai mund të bëhet në të gjitha xhamitë në të cilat falet namazi me xhemat, Allahu (subhanehu ue te ala) ka thënë:
وَلاَ تُبَاشِرُوهُنَّ وَأَنتُمْ عَاكِفُونَ فِي الْمَسَاجِدِ
”E kur jeni të izoluar (në i’tikafë) në xhami, mos t’u afroheni atyre (për marrëdhënie intime).” El-Bekare 2:187
Profeti (salAllahu alejhi ue selem) bëri itikaf dhjetë ditët e fundit të Ramazanit. Njëherë ai e braktisi këtë për ta bërë atë në muajin Sheual.
Qëllimi i itikafit është për t’u përkushtuar tërësisht me adhurim dhe për tu vetmuar me Allahun. Ky vetmim Sheriatik. Disa e definuan itikafin si “të shkëputen të gjitha lidhjet me të gjitha krijesat dhe duke qenë nën detyrë të Krijuesit.” Do të thotë shkëputja e gjitha lidhjeve që të largojnë dhe shkëpusin nga adhurimet ndaj Allahut.
Itikafi duhet të bëhet në xhamitë në të cilat falet namazi me xhemat. Nëse namazi i xhumasë nuk falet në një xhami është më mirë për të bërë itikafin në një xhami ku falet xhumaja.
Nuk ka kohë të caktuar për itikaf, sipas mendimit më të saktë të dijetarëve.
Nuk është kusht për të agjëruar gjatë itikafit (që bëhet jashtë Ramazanit). Megjithatë, është më mirë të agjërohet. Është Sunnet të shkosh në vendin e itikafit duke bërë nijet të fillosh itikafin dhe të dalësh prej prej tij kur koha e caktuar ka kaluar. Ai mund ta ndërpresë itikafin nëse është e nevojshme. Megjithatë, itikafi është Sunnet. Nuk është i detyrueshëm për të filluar itikafin përderisa ai nuk është ndërlidhur me ndonjë zotim (je zotuar se do të bësh itikaf).
Është e pëlqyer për të bërë itikaf dhjetë ditët e fundit të Ramazanit, sepse kështu veproi profeti (salAllahu alejhi ue selem). Është e pëlqyer për atë që hyn në itikafi për të shkuar në vendin e tij të itikafit pas namazit të sabahut më 21 Ramazan dhe të dalë nga aty, kur dhjetë ditët të jenë plotësuar. Kështu veproi profeti (salAllahu alejhi ue selem).
Pra nuk ka të keqe nëse itikafi ndërpritet nëse nuk është bërë zotim. Nëse është e mundur, është më së miri që personi të ketë një vend të veçantë në xhami ku ai gjenë qetësi.
Personi në itikafi është i detyruar që të rri në vendin e tij të itikafit dhe të përkushtohet me kujtimin dhe adhurimin e Allahut. Ai duhet të largohet nga vendi vetëm kur është e nevojshme, sikurse kryerja e nevojave fiziologjike. Ai gjithashtu mund të lerë vendin për të dalë jashtë për të ngrënë në qoftë se nuk ka dikë që mund ti sjell për të ngrënë. Ashtu siç veproi profeti (salAllahu alejhi ue selem), është e lejuar për të dalë nëse është e nevojshme.
Nuk është e lejuar për burrin që të ketë marrëdhënie seksuale me gruan e tij kur ajo është në itikaf. Nuk është e lejuar as për burrin që është në itikafi që të ketë marrëdhënie me gruan e tij. Allahu (te ala) ka thënë:
وَلاَ تُبَاشِرُوهُنَّ وَأَنتُمْ عَاكِفُونَ فِي الْمَسَاجِدِ
”E kur jeni të izoluar (në i’tikafë) në xhami, mos t’u afroheni atyre (për marrëdhënie intime).” El-Bekare 2:287
Është më së miri që të mos flas shumë me njerëzit. Në vend të kësaj, ai duhet të përkushtohet në adhurim ndaj Allahut. Megjithatë, s’ka të keqe në qoftë se ai vizitohet nga vëllezërit e tij, ose në qoftë se gruaja vizitohet nga maharimët apo motrat e saj dhe ata fillojnë të flasin mes veti. Gratë e profetit (salAllahu alejhi ue selem) e vizitonin atë dhe ai fliste me to. Pastaj ato shkuan në shtëpi. Kjo dëshmon se kjo lejohet.
Lejohet për personin në itikaf dhe për të tjerët që të flejnë dhe që të hanë në xhami. Ka hadithe dhe transmetime lidhur me këtë, e mes tyre është gjendja e Ehl-us-Saffahs. Megjithatë, duhet theksuar se pastërtia e xhamisë duhet të mbahet dhe se të gjitha grimcat e ushqimit dhe gjëra të tjera që ndotin xhaminë duhet të shmangen. Profeti (salAllahu alejhi ue selem) ka thënë:
“Shpërblimet e umetit tim do të më paraqiten mua duke përfshirë edhe gjërat e ndotura që burri i largon nga xhamia.” 1
Transmetuar nga Ebu Davudi dhe Tirmidhi dhe ky hadith është autentik sipas Ibn Khuzejmes.
Aisha (radijAllahu anga) ka thënë:
“Profeti (salAllahu alejhi ue selem) ka urdhëruar që të ndërtohen xhamitë në pjesë të qyteteve dhe që ato të pastrohen dhe të pafurmosen.” 2
Transmetuar nga të pesë librat përveç Nesaiut. Zinxhiri i hadithit është i mirë.
O muslimanë! Agjërimi është një vepër shumë e mirë. Shpërblimi i tij është i madh dhe sidomos agjërimi i Ramazanit. Nderojëni atë, Allahu ju mëshiroftë, me nijet të sinqertë dhe kushtoni një rëndësie të madhe agjërimit, namazit të natës, garimit në vepra të mira dhe nxitimit në pendim të sinqertë për të gjitha mëkatet dhe prapësitë. Qëndroni larg nga ajo që Allahu dhe i dërguari i Tij (salAllahu alejhi ue selem) ua ka ndaluar. Qëndroni larg nga gjithçka që Allahu dhe i dërguari i Tij (salAllahu alejhi ue selem) ua ka ndaluar juve. Binduni Atij vazhdimisht në Ramazan dhe jashtë tij. Këshilloni njëri-tjetrin për të urdhëruar në mirësi dhe të ndaloheni nga e keqja, dhe të thërrisni në çdo gjë të mirë në mënyrë që ju të fitoni xhenetin, lumturi, nderin dhe shpëtimin në të dy jetët.
E lusim Allahun të na mbrojë ne dhe ju dhe nga ajo shkakton zemërimin e Tij, të pranojë agjërimin tonë dhe namazin e natës, ti përmirësojë pushtetarët muslimanë dhe të ndihmojë fenë e Tij me anë të tyre dhe ti shkatërrojë armiqtë e Tij me anë të tyre dhe ti´u bëjë juve të gjithëve që ta kuptoni fenë dhe të përqëndrohemi stabil në të dhe të gjykoni dhe të gjykoheni me të në të gjitha çështjet. Ai është padyshim i aftë për çdo gjë.
Salavatet, selamet dhe bekimet e Allahut qofshin mbi robin e Tij dhe të dërguarin e Tij, dhe profetin tonë Muhammedin, mbi familjen e tij, shokët dhe ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.
1 Ebu Davudi (461) dhe Tirmidhi (2916). I dobët sipas Albani në ”Dha’if-ul-Xhami” (2700).
2 Ebu Davudi (455), Tirmidhi (594), Ibn Maxheh (758) dhe Ahmedi (26429). Autentik sipas Albanit në ”Sahih-ul-Xhami” (436).