Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

13.Katërmbëdhjetë shtyllat e namazit

Autor: Imam Muhamed bin Abdil-Uehab (v. 1206)
Shpjegues i librit: Imam Abdul-Aziz bin Abdullah bin Baz (v. 1420)
Esh-Sherh El-Mumtez
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

Shejkh-ul-Islam dhe Imam Muhamed bin Abdil-Uehab -rahimehullah- ka thënë:

Namazi ka 14 shtylla:

1 – Qëndrimi në këmbë kur kjo është e mundur.

2 – Tekbirat-ul-Ihram – tekbiri i parë.

3 – Leximi i sures el-Fatihah.

4 – Bërja ruku.

5 – Ngritja nga rukuja.

6 – Bërja sexhde me shtatë pjesët e trupit.

7 – Ngritja nga sexhdja.

8 – Ulja mes dy sexhdeve.

9 – Të qenurit i qetë në të gjitha shtyllat.

10 – Veprimi sipas radhitjes.

11 – Teshehudi i fundit.

12 – Ulja në teshehud.

13 – Salavatet mbi profetin ﷺ.

14 – Bërja teslim (selami).

Shpjegimi:

Me këtë autori -rahimehullah- shpjegon 14 shtyllat. Këtu përfshinë edhe salavatet mbi profetit ﷺ. Këto shtylla janë siç u tha:

1 – Qëndrimi në këmbë kur kjo është e mundur.

2 – Tekbirat-ul-Ihram – tekbiri i parë.

3 – Leximi i sures el-Fatihah.

4 – Bërja ruku.

5 – Ngritja nga rukuja.

6 – Bërja sexhde me shtatë pjesët e trupit.

7 – Ngritja nga sexhdja.

8 – Ulja mes dy sexhdeve.

9 – Të qenurit i qetë në të gjitha shtyllat.

10 – Veprimi sipas radhitjes.

11 – Teshehudi i fundit.

12 – Ulja në teshehud.

13 – Salavatet mbi profetin ﷺ.

14 – Bërja teslim (selami).

Një shtyllë është një gjë e cila duhet të jetë patjetër dhe ajo nuk bie pa marrë parasysh nëse e le me qëllim apo pa qëllim. Dallimi në mes të shtyllës dhe obligimit është se obligimi bie nëse lihet për shkak të harresës apo padijes. Obligimi i shtyllës nuk bie nëse lihet për shkak të harresës, padijes apo qëllimisht. Kjo dëshmohet nga hadithi në lidhje me personin i cili u fal në mënyrë të gabuar dhe u mësua nga profeti ﷺ. Kur ai u fal në mënyrë të gabuar, profeti ﷺ i tha:

“Kur të ngrihesh për tu falur duhet të marrësh abdes si duhet, pastaj duhet të qëndrosh drejt kiblës dhe thua “Allahu Ekber”, pastaj lexo atë që të vjen më lehtë nga Kurani… “1

Transmeton Bukhari (6251) dhe Muslimi (397).

Këto 14 shtylla duhet të trajtohen në mënyrë të detajuar.


Hadithi i plotë: Ebu Hurejra -radijAllahu anhu- ka thënë:

”I dërguari i Allahut ﷺ hyri në xhami dhe pas tij hyri një burrë, i cili pasi mbaroi namazin shkoi te profeti ﷺ dhe e përshëndeti me selam. Profeti ﷺ ia ktheu selamin dhe i tha: “Kthehu falu sepse nuk je falur!” Personi u kthye dhe u fal ashtu siç u fal herën e parë, pastaj erdhi dhe e përshëndeti me selam profetin ﷺ. Ai ﷺ i tha: “Kthehu falu sepse nuk je falur!” Një gjë e tillë u përsëritë tre herë. Derisa personi tha: “Pasha Atë që të ka dërguar me të vërtetën, unë nuk di më mirë se kaq, andaj më mëso!”

Profeti ﷺ i tha: ”Kur të ngrihesh për tu falur duhet të marrësh abdes si duhet, pastaj duhet të qëndrosh drejt kiblës dhe thua “Allahu Ekber”, pastaj lexo atë që të vjen më lehtë nga Kurani, pastaj shko në ruku dhe qëndro në atë pozicion derisa të qetësohesh, pastaj ngrihu dhe qëndro (drejt) në këmbë, pastaj shko në sexhde dhe qëndro në atë pozicion derisa të qetësohesh, pastaj qëndro ulur derisa sa të qetësohesh. Kështu vepro gjatë gjithë namazit tënd!”

Shpërndaje: