Autor: Imam Muhammed bin Abdil-Uehab (v. 1206)
Shpjegues i librit: Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)
Burimi: Sherh Kefsh-ish-Shubahat
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
D.m.th a nuk do ti frikësoheni Allahut përderisa ju e pranoni këtë? Ju keni pranuar dhe besuar se Ai posedon fuqi të përsosur, si dhe drejton çështjet. Ju keni pranuar dhe besuar se Ai është i vetmi Krijues i cili i jep furnizim. Ju keni pranuar dhe besuar se Ai ka në dorë të dëgjuarit dhe të shikuarit. Ju keni pranuar dhe besuar se Ai e nxjerrë të gjallin nga i vdekuri dhe të vdekurin nga i gjalli?! Pos kësaj ju keni pranuar dhe besuar se Ai drejton gjitha çështjet. Nëse ju i besoni të gjitha këto, kërkohet që ta keni frikë Allahun dhe ta adhuroni vetëm Atë.
Ai gjithashtu thotë:
Thuaju: “E kujt është toka dhe gjithë ç’është në të, (flisni) nëse e dini?!” Do të thonë: “E Allahut!” Thuaju: “A nuk do të përkujtoni atëherë?” Thuaju: “Kush është Zoti i shtatë qiejve dhe Zoti i arshit madhështor?” Do të thonë: “Allahu.” Thuaju: “A nuk do t’i frikësoheni Allahut (t’i besoni, t’i nënshtroheni)?” Thuaju: “Në dorë të kujt është i tërë pushteti? Dhe Ai mbron gjithçka, ndërsa kundër të Cilit nuk ka asnjë mbrojtës, veç sikur ta dinit?” Do të thonë: “(Gjithë kjo është) e Allahut.” Thuaju: “Si jeni mashtruar atëherë dhe jeni larguar nga e vërteta?” 23:84-89
Ka shumë ajete të ngjashme.
Shpjegimi
Këto ajete dëshmojnë se idhujtarët tek të cilët u dërgua profeti ﷺ, e pranuan Teuhidin Rububijeh (se vetëm Allahu është Zot). Ata pranuan se toka dhe çdo gjë që është në të i takon vetëm Allahut. Ata pranuan se është Ai që krijoi qiejt dhe tokën dhe se Ai është Zoti i arshit madhështorë. Ata pranuan se Ai e ka të gjithë sundimin në dorën e Tij. Ata pranuan se Ai mbron dhe prej Tij nuk mund të mbrohesh. E gjithë kjo kërkon që ata ta adhurojnë vetëm Atë. Prandaj, ata u refuzuan me një pyetje në fund të çdo ajeti.
Pos kësaj, ka shumë ajete që dëshmojnë se idhujtarët tek të cilët u dërgua profeti ﷺ, e pranuan Teuhidin Rububijeh.