Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

13.Kushtet martesore duhet të përmbushen

Shejkh Sulejman Er-Ruhejli
Hak-ku Ez-Zeuxhejni
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

Prej të drejtave bashkëshortore nëe lidhje me aktin e martesën përfshijnë që personi i cili vullnetarisht pranon ndonjë kusht është i obliguar t’i përmbushë ato.

Profeti ﷺ ka thënë:

“Kushtet që meritojnë më shumë të përmbushen janë ato me të cilat u është bërë e lejuar marrëdhënia intime.”

Transmeton Bukhari (2721) dhe Muslimi (1418).

Është vërtetuar se një burrë u martua me një grua dhe i vuri kusht asaj qëndrimin në shtëpi, pra, i vendosi kusht asaj që të mos e nxjerr atë nga shtëpia e saj dhe ajo i vendosi kusht atij që ajo do të qëndrojë në shtëpinë e saj. Ai e pranoi kushtin. Kur ai u martua me të, dëshiroi që transferojë nga një shtëpi tek tjetra. Grindjen e tyre e parashtruan tek Umeri – radijAllahu anhu- i cili i tha: ”Ajo ka të drejtë në kushtin e saj.”

Pra obligohesh që t’ia përmbushësh kushtin e saj. Burri tha: ”Atëherë na po ndahemi!” Umeri – radijAllahu anhu- tha:

”Këputen të drejtat te kushtet.”

Transmeton Bukhari me një zinxhir të reduktuar por megjithatë, zinxhir është i konstatuar. Ky transmetohet me një zinxhir të ndërlidhur të transmetimit te Ibn Ebi Shejbeh (16449), Seid bin Mensuri (622) dhe (680) dhe Bejhaki (7/14438).

Shpërndaje: