Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

13.Mëkatet janë shkak që robi të jetë i pa vlerë tek Allahu

Imam Ibn Kajim el-Xheuzijeh (v. 751)

Burimi: “Ed-Dau ued-Deua”, fq. 70
Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Mëkati bën që Allahu ta merr të lehtë dhe të shikon të pa vlerë robin e Tij.

Hasan el-Basri ka thënë: ”Ai i konsideroi të pa vlera ata sepse mëkatuan. Sikurse ti kishte vlerësuar ata Ai do ti kishte mbrojtur nga mëkatet.”

Nëse njeriu bëhet i pavlerë tek Allahu, askush nuk do ta nderojë atë.

Allahu (te ala) ka thënë:

وَمَن يُهِنِ اللَّهُ فَمَا لَهُ مِن مُّكْرِم

”Atë që e poshtëron Allahu nuk ka kush që mund ta bëjë të ndershëm.” 22:18

Nëse duket se njerëzit i vlerësojnë ata për shkak se kanë nevojë për ta, apo për shkak se kanë frikë nga e sherri i tyre, ata janë megjithatë të poshtëruar në zemrat e njerëve.

Shpërndaje: