Imam Muhammed bin Muhammed el-Hanbeli el-Menbaxhi
Burimi: Teslijetu Ehlil-Mesaib, fq. 24-25
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
Kur një fatkeqësi të godet ty në trupin tënd, pasurin tënde ose fëmijët e tu, robi duhet ta dijë se e gjithë kjo ka ndodhur me kënaqësinë e Sunduesit dhe Krijuesit të tij.
Prandaj është e detyrueshme për robin të kënaqet me atë që kënaqet Zoti i tij. Pos kësaj, ai duhet ta dënojnë egon e tij nëse ajo pikëllohet dhe t’i thotë: “A nuk e ke ditur se kjo ishte e pashmangshme? Prandaj, pse po pikëllohesh? Kjo gjë është vetëm një moment aq i shkurtër, saqë ka vlerën sikur të mos ishte fare. Ajo do të kaloi sikurse nuk ka ndodhur kurrë.”
Ai që shikon qëllimin final, e merr të lehtë hithësin e ilaçit – dhe Allahu është ai që shpie drejt suksesit.
Disa prej Selefëve ka thënë: “Kam parë se shumica e njerëzve ankohen jashtë mase kur u ndodh ndonjë fatkeqësi. Ata reagojnë sikurse nuk e kanë ditur se kjo botë është krijuar vetëm për këtë qëllim.
A sheh i shëndoshi diçka tjetër përveç sëmundjes? A sheh i rrituri tjetër përveçse pamundësisë për të qenë aktiv? A sheh ekzistuesi (ai që jeton) diçka tjetër përveç mosekzistimit?!
Hidhërimin nuk duhet urryer, sepse kjo është diçka e natyrshme. Çfarë dënohet është pikëllimi i tepruar sikurse gërvishtja e rrobave, të goditurit në vetvetes e të kundërshtuarit e caktimit. Veprime të tilla në asnjë formë nuk e sjellin prapa atë që është humbur. Përkundrazi kjo tregon dobësinë e personit të pikëlluar dhe kjo i sjell atij ndëshkim tek Allahu.”