Imam Muhammed Nasirudin el-Albani (v. 1420)
Burimi: Xhilbab el-Mar’ah el-Muslimeh, fq.64-65
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Hadithi forcohet edhe më shumë nga fakti se shumë gra në kohën e profetit ﷺ e shfaqën fytyrën dhe duart në praninë e tij ﷺ pa i qortuar ato. Ka disa dëshmi për këtë. Këtu janë disa që më kujtohen në kohën e shkrimit:
3 – Sahl bin Sa’d ka thënë:
“Një grua erdhi tek i dërguari i Allahut ﷺ [ndërsa ai ishte ulur në xhami] dhe tha: “O i dërguari i Allahut! Kam ardhur për të dhëne veten ty.” [Ai u ul në heshtje. Ajo qëndroi në këmbë për një kohë] i dërguari i Allahut ﷺ shikoi lartë dhe e shikoi atë dhe pastaj e uli kokën e tij. Kur gruaja e kuptoi se ai nuk ishte e interesuar, ajo u ul.”1
1 Bukhari (9/107), Muslimi (4/143), en-Nesai (2/86), Ahmedi (5/330, 334 dhe 336), el-Humejdi (2/414), er-Rauajani (2/69/1), Ebu Ja’la (13/514) dhe el-Bejhaki (7/84) i cili e klasifikoi hadithin si:
“Shikimi i burrit në gruan me të cilën dëshiron të martohet”.
Hafidh Ibn Haxheri ka thënë:
“Hadithi dëshmon që është e lejueshme të vështrosh bukurinë e një gruaje nëse qëllimi është martesa. Nëse kjo ndodh paplanifikuar dhe pa kërkuar dorën e saj nuk ka rëndësi, sepse profeti ﷺ e pa atë pa planifikuar dhe pa e kërkuar për martesë. Pastaj ai tha:
“Nuk kam nevojë për gra.”
Nëse mendimi do të kishte qenë për të pranuar atë nëse do t’i pëlqente do të kishte qenë e pakuptimtë. Kjo gjithashtu mund të interpretohet duke thënë se kjo vlente vetëm për të sepse ai ishte i mbrojtur nga mëkatet. Analiza ime është se ishte e lejuar për të, ndryshe nga të tjerët, që të shikonte në gratë e huaja besimtare. Ibnul-Arabi ka një shpjegim të tretë; Kjo mund të ketë ndodhur para se mbulimi të bëhej i detyrueshëm ose edhe më pas në një gjendje ku ajo ishte e pa mbuluar. Sidoqoftë, në kontekstin e hadithit, shpjegimi i tij është shumë i vështirë.” (Fet’h-ul-Bari (9/210))