Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

13.Shprehje me të cilat thuhet telbije

Imam Muhammed Nasirudin el-Albani (v. 1420)

Burimi: Manasik-ul-Haxh uel-Umrah, fq. 16-17

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

13 – Pastaj ai qëndron drejt Qabes1, e thotë telbijen para umres ose të dyja haxhin dhe umren dhe thotë:

اللهم هذه حجة لا رياء فيها و لا سمعة

“O Allah! Ky është një haxh pa syefaqësi ose dëshirë për reputacion.”2

14 – Pas kësaj ai e thotë telbijen në të njëjtën mënyrë sikurse bëri profeti (salAllahu alejhi ue selem):

لبيك اللهم لبيك، لبيك لا شريك لك لبيك، إن الحمد، والنعمة، لك والملك، لا شريك لك

(Lebbejke Allahume lebbejk-lebbejke la sherike leke lebbejk-innel hamdeh ue ni’mete leke uel mulk-la sherike lek)

“Unë i përgjigjem thirrjes Tënde, O Allah, unë i përgjigjem thirrjes Tënde. Unë i përgjigjem thirrjes Tënde, Ti nuk ke asnjë ndihmës, unë i përgjigjem thirrjes Tënde. Hamdi, bekimet dhe fuqia të përkasin Ty. Ti nuk ke asnjë ndihmës.”

Ai nuk e kishte zakon të thoshte më shumë se kaq.

Telbijeh e tij (salAllahu alejhi ue selem) gjithashtu mund të ishte:

لبيك إله الحق

(Lebbejke Ilahi El-Hakk)

“Unë të përgjigjem Ty, Zoti i së vërtetës.”

15 – Është më mirë që t’i përmbahemi telbijes së tij (salAllahu alejhi ue selem). Megjithatë, nuk është e lejuar për të shtuar në të, sepse profeti (salAlahu alejhi ue selem) e miratoi atë nga njerëzit. Ata e kishin zakon të shtonin:

لبيك ذا المعارج، لبيك ذا الفواضل

“Unë të përgjigjem Ty që je lart. Unë të përgjigjem Ty që posedon përsosmërinë. “

Ibn Umeri e kishte zakon të shtonte:

لبيك و سعديك، و الخير بيديك، و الرغباء إليك و العمل

“Unë të përgjigjem Ty dhe të kërkojë ndihmë Ty. E mira është në dorën Tënde. Dëshira dhe veprimi të përkushtohen Ty.”3


1 Transmetuar nga Bukhari me një zinxhir të reduktuar ndërsa el-Bejhaki e transmetoi atë me një zinxhir të plotë dhe autentik.

2 Transmetuar nga edh-Dhija me një zinxhir autentik.

3 Transmetuar nga Bukhari dhe Muslimi. Shih “Sahih Ebi Davud” (1590).

Shpërndaje: