Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

13.Thirrja e urtë e Ibrahimit ﷺ

Alameh Rabi bin Hadi el-Medkhali

Burimi: Menhexh-ul-Anbija fid-Da’uah ila Allah, fq. 48-51

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Profetët thërriten në teuhid, çuan në të vërtetën dhe paralajmëruan ndaj gënjeshtrës dhe idhujtarisë. Ata ishin njerëzit më të ditur dhe më të mençur. Një ndryshim fizik nga ana e tyre do të fillonte me likuidimin e idhujtarisë dhe devijimit. Kështu do të vepronte i buti, i ndjeshmi, heroiku dhe trimi.

Allahu (te ala) ka thënë:

وَلَقَدْ آتَيْنَا إِبْرَاهِيمَ رُشْدَهُ مِن قَبْلُ وَكُنَّا بِه عَالِمِينَ إِذْ قَالَ لِأَبِيهِ وَقَوْمِهِ مَا هَذِهِ التَّمَاثِيلُ الَّتِي أَنتُمْ لَهَا عَاكِفُونَ قَالُوا وَجَدْنَا آبَاءنَا لَهَا عَابِدِينَ قَالَ لَقَدْ كُنتُمْ أَنتُمْ وَآبَاؤُكُمْ فِي ضَلَالٍ مُّبِينٍ قَالُوا أَجِئْتَنَا بِالْحَقِّ أَمْ أَنتَ مِنَ اللَّاعِبِينَ قَالَ بَل رَّبُّكُمْ رَبُّ السَّمَاوَاتِ وَالْأَرْضِ الَّذِي فَطَرَهُنَّ وَأَنَا عَلَى ذَلِكُم مِّنَ الشَّاهِدِينَ وَتَاللَّهِ لَأَكِيدَنَّ أَصْنَامَكُم بَعْدَ أَن تُوَلُّوا مُدْبِرِينَ فَجَعَلَهُمْ جُذَاذًا إِلَّا كَبِيرًا لَّهُمْ لَعَلَّهُمْ إِلَيْهِ يَرْجِعُونَ قَالُوا مَن فَعَلَ هَذَا بِآلِهَتِنَا إِنَّهُ لَمِنَ الظَّالِمِينَ قَالُوا سَمِعْنَا فَتًى يَذْكُرُهُمْ يُقَالُ لَهُ إِبْرَاهِيمُ قَالُوا فَأْتُوا بِهِ عَلَى أَعْيُنِ النَّاسِ لَعَلَّهُمْ يَشْهَدُونَ قَالُوا أَأَنتَ فَعَلْتَ هَذَا بِآلِهَتِنَا يَا إِبْرَاهِيمُ قَالَ بَلْ فَعَلَهُ كَبِيرُهُمْ هَذَا فَاسْأَلُوهُمْ إِن كَانُوا يَنطِقُونَ فَرَجَعُوا إِلَى أَنفُسِهِمْ فَقَالُوا إِنَّكُمْ أَنتُمُ الظَّالِمُونَ ثُمَّ نُكِسُوا عَلَى رُؤُوسِهِمْ لَقَدْ عَلِمْتَ مَا هَؤُلَاء يَنطِقُونَ قَالَ أَفَتَعْبُدُونَ مِن دُونِ اللَّهِ مَا لَا يَنفَعُكُمْ شَيْئًا وَلَا يَضُرُّكُمْ أُفٍّ لَّكُمْ وَلِمَا تَعْبُدُونَ مِن دُونِ اللَّهِ أَفَلَا تَعْقِلُونَ قَالُوا حَرِّقُوهُ وَانصُرُوا آلِهَتَكُمْ إِن كُنتُمْ فَاعِلِينَ قُلْنَا يَا نَارُ كُونِي بَرْدًا وَسَلَامًا عَلَى إِبْرَاهِيمَ وَأَرَادُوا بِهِ كَيْدًا فَجَعَلْنَاهُمُ الْأَخْسَرِينَ

“Në të vërtetë, Ne e udhëzuam Ibrahimin në rrugë të drejtë qysh më parë dhe e njihnim atë (se ishte i aftë për këtë gjë). Kur ai i tha të atit dhe popullit të tij: “Kur ai i tha babait të tij dhe popullit të vet: “Ç’janë këto shëmbëlltyra figurash ndaj të cilave ju jeni përkushtuar?” Ata thanë: “Baballarët tanë i adhuronin këta.” (Ibrahimi) tha: “Me të vërtetë, ju dhe baballarët tuaj keni qenë në humbje të qartë.” Ata thanë: ““A mos na e ke sjellë ti të vërtetën apo mos je prej atyre që bëjnë lojëra e tallen?”” Ai tha: “Përkundrazi, por Zoti i juaj është Zoti i qiejve dhe i tokës i Cili i krijoi ata dhe unë për këtë jam një nga dëshmuesit.” Dhe (betohem) për Allahun! Unë do të thur një plan për (t’i shkatërruar) idhujt tuaj, kur ju të largoheni e t’u ktheni shpinën.” “Kështu ai i theu e i copëtoi ata, përveç më të madhit të tyre, me qëllim që ata (njerëzit) t’i drejtohen atij.” Ata thanë: “Kush e ka bërë këtë me të adhuruarit tanë? Vërtet që ai duhet të jetë prej keqbërësve.” Thanë: “Kemi dëgjuar për një djalosh që i përqeshte ato. E thërrasin Ibrahim.” Thanë: “Silleni atëherë atë para syve të popullit që ata të mund të dëshmojnë.” I thanë: “A je ti ai që e ke bërë këtë me të adhuruarit tanë, o Ibrahim?” Ibrahimi u tha: “Jo, por ky i madhi i tyre e ka bërë atë. Pyeteni nëse janë që flasin!” Atëherë ata i thirrën mendjes dhe i thanë njëri-tjetrit: “Me të vërtetë, ju vetë jeni keqbërësit.” Pastaj ulën kokat dhe i thanë: “Sigurisht që ti e di se këta (idhuj) nuk flasin dot!” Ai u tha: “Mos vallë, ju adhuroni në vend të Allahut gjëra që nuk mund t’ju sjellin kurrfarë dobie e as dëmi?! Mjerë ju dhe mjerë ata që ju i adhuroni në vend të Allahut! A nuk keni mend, pra?!” Ata thanë: “Digjeni Ibrahimin dhe ndihmoni të adhuruarit tuaj, nëse doni t’u ndihmoni.” Ne thamë: “O Zjarr! Bëhu i ftohtë dhe paqe e siguri për Ibrahimin!” Dhe ata deshën ta dëmtonin atë; por Ne i bëmë ata humbësit më të mëdhenj.” 1

Allahu e furnizoi Ibrahimin me të kuptuar të shëndoshë pasi që Ai e dinte se ai ishte i aftë për atë. Ky profeti i urtë dhe i mençur u kundërshtua, u ballafaqua me një besim të prishur që udhëhiqej nga një njeri tiran. Një popull që i ishte prishur mendimi dhe logjika, që adhuronte statuja të drurit dhe gurit dhe trupat qiellorë. Një popull i sunduar nga një autoritet i prishur me një tiran të shpallur si hyjni në krye.

Nga ku do të fillonte ai përmirësimin e kësaj? A do të fillonte ai duke sulmuar pushtetarin i cili pa dyshim gjykonte me ligjet pagane në vend të librit të Allahut? Ai haptazi pretendonte hyjnoren për vete dhe të drejtën për të ligjësuar. Por Kurani na tregon se ky profet i pjekur dhe udhëheqës i profetëve filloi duke përmirësuar besimin e njerëzve. Pra ai thirri që vetëm Allahu të adhurohej, të luftohej idhujtaria dhe gjithçka që ajo përmban. Me dëshmi dhe prova të qarta ai i shkatërroi dhe i çarmatosi nga të gjitha argumentet. Së fundi ai i shtyu ata që të pranojnë padrejtësinë, devijimin dhe fanatizmin e verbër ndaj paraardhësve:

وَجَدْنَا آبَاءنَا لَهَا عَابِدِينَ

Ata thanë: “Baballarët tanë i adhuronin këta.”

Kur Ibrahimi e kuptoi epshin dhe kokëfortësinë e tyre ai vendosi të hidhte një plan për të thyer hyjnitë e tyre. Me forcë dhe guxim ai zbatoi planin e tij. Veprimi heroik nxiti si shtetin ashtu edhe njerëzit kundër tij dhe prandaj ai duhej të sillej para drejtësisë në një gjykatë publike2. Ata thanë:

أَأَنتَ فَعَلْتَ هَذَا بِآلِهَتِنَا يَا إِبْرَاهِيم

I thanë: “A je ti ai që e ke bërë këtë me të adhuruarit tanë, o Ibrahim?

Në mënyrë sarkastike dhe nënçmuese ai u përgjigj:

بَلْ فَعَلَهُ كَبِيرُهُمْ هَذَا فَاسْأَلُوهُمْ إِن كَانُوا يَنطِقُونَ

Ibrahimi u tha: “Jo, por ky i madhi i tyre e ka bërë atë. Pyeteni nëse janë që flasin!

Përgjigja e tij sarkastike zbriti si një shi i ndezur i kometave mbi kokat e tyre të çmendura:

فَرَجَعُوا إِلَى أَنفُسِهِمْ فَقَالُوا إِنَّكُمْ أَنتُمُ الظَّالِمُونَ ثُمَّ نُكِسُوا عَلَى رُؤُوسِهِمْ لَقَدْ عَلِمْتَ مَا هَؤُلَاء يَنطِقُونَ

Atëherë ata i thirrën mendjes dhe i thanë njëri-tjetrit: “Me të vërtetë, ju vetë jeni keqbërësit.” Pastaj ulën kokat dhe i thanë: “Sigurisht që ti e di se këta (idhuj) nuk flasin dot!

Kur i privoi ata nga argumentet, ata përdorën dhunën një strehë të cilën të gjithë ata që janë bosh nga argumentet e përdorin pa marrë parasysh kohën dhe vendin:

حَرِّقُوهُ وَانصُرُوا آلِهَتَكُمْ إِن كُنتُمْ فَاعِلِينَ

Ata thanë: “Digjeni Ibrahimin dhe ndihmoni të adhuruarit tuaj, nëse doni t’u ndihmoni.”

قُلْنَا يَا نَارُ كُونِي بَرْدًا وَسَلَامًا عَلَى إِبْرَاهِيمَ وَأَرَادُوا بِهِ كَيْدًا فَجَعَلْنَاهُمُ الْأَخْسَرِينَ

Ne thamë: “O Zjarr! Bëhu i ftohtë dhe paqe e siguri për Ibrahimin!” Dhe ata deshën ta dëmtonin atë; por Ne i bëmë ata humbësit më të mëdhenj.”

Shpëtimi i Ibrahimit ishte një nga shenjat më të mëdha të Allahut për profecinë, ndershmërinë dhe vërtetësinë e mesazhit të tij monoteist dhe anti-politeist. Allahu e shpërbleu Ibrahimin për këtë thirrje dhe luftën e tij, dhe sakrificën e mrekullueshme:

وَنَجَّيْنَاهُ وَلُوطًا إِلَى الْأَرْضِ الَّتِي بَارَكْنَا فِيهَا لِلْعَالَمِينَ وَوَهَبْنَا لَهُ إِسْحَقَ وَيَعْقُوبَ نَافِلَةً وَكُلًّا جَعَلْنَا صَالِحِينَ وَجَعَلْنَاهُمْ أَئِمَّةً يَهْدُونَ بِأَمْرِنَا وَأَوْحَيْنَا إِلَيْهِمْ فِعْلَ الْخَيْرَاتِ وَإِقَامَ الصَّلَاةِ وَإِيتَاء الزَّكَاةِ وَكَانُوا لَنَا عَابِدِينَ

 “Dhe Ne e shpëtuam atë (Ibrahimin) dhe Lutin (duke i nxjerrë) në tokën të cilën Ne e kemi bekuar për gjithë alemin (njerëzit, xhinët e për gjithësinë). Dhe Ne i dhuruam atij Is’hakun (të birin) dhe Ja’kubin (nipin). Secilin prej tyre Ne e bëmë të drejtë. Dhe Ne i bëmë ata prijës duke udhëhequr (njerëzimin) me urdhrin Tonë dhe Ne u frymëzuam atyre të vepruarit mirësi, kryerjen e faljes së rregullt të përcaktuar ditore dhe dhënien e zekatit dhe vetëm ndaj Nesh ata ishin adhurues.”3


1 21:51-70.

2 Veprat heroike dhe thirrja e urtë për në teuhid dhe lufta kundër idhujtarisë, nënvlerësohen nga shumë thirrës sot.

Imam El-Feuzan ka thënë:

“Sepse ata besojnë se thirrja duhet të fillojë me përmirësimin e pushtetit dhe autoriteteve dhe jo me besimin e masës. Sipas kësaj Ibrahimi dhe të gjithë profetët e tjerë gabuan.”

3 21:71-73.

Shpërndaje: