Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

32.I mençuri dhe të lypurit

Imam Muhammed bin Hiban el-Busti
Raudatul-‘Ukala ue Nuz’hetul-Fudala
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

1 – I mençuri e ka obligim që në çfarëdo gjendje t’i shmanget lypjes. Që njeriut t’i shkojë mendja që të lypë kjo e bën atë ta nënvlerësoj veten dhe të humbasë pozitën te njerëzit. Dhe e kundërta e kësaj i jep atij nder dhe e ngrit pozitën e tij te njerëzit.

2 – Musa bin Tarif ka thënë:

“Kur kam nevojë për dikë, nderi më largohet nga zemra ime. Ndërsa kur e largoj këtë nevojë nga agjenda ime, më kthehet nderi në zemrën time.”

3 – Umer bin Khatabi -radijAllahu anhu- ka thënë:

Ai i cili lyp për tu bërë i pasur le ta dijë se ajo që fiton duke lypur është një prej gurëve të ndezur në xhehenem që do t’i futet në gojën e tij. Prandaj ai që dëshiron të lypë pak, le të lypë sa më pak dhe ai që dëshiron të lypë shumë, le të lypë sa më shumë.”

4 – Hakim bin Kajs bin Asim tregon se babai i tij kur ishte në prag të vdekjes i këshilloi fëmijët e tij duke u thënë:

“Bijtë e mi të dashur! Keni kujdes nga lypja! Ngase lypja duhet të jetë furnizimi i fundit i njeriut.”

5 – I  mençuri nuk duhet të lypë që njerëzit ta kthejnë duarthatë dhe nuk duhet ta teprojë kur të lypë që njerëzit të mos e privojnë. I mençuri duhet të jetë i përmbajtur dhe fisnik e të mos lypë diçka që s’është për të dhe të mos e lerë atë që i takon dhe e ka pranë. Dhe më mirë është që të humbasësh diçka sesa të lypësh nga ata që nuk duhet lypur. Ai që i lyp diçka personit nga i cili nuk duhet lypur, e ul vetën dy herë më shumë dhe ngritë personin të cilit i ka lypur.

6 – Sufjan bin Ujejneh ka thënë:

“Ai që i lyp diçka personit të pa vlerë, e ka ngritur atë.”

7 – Mutarrif bin AbdiLah bin esh-Shikhir i tha birit të vëllait të tij:

“Nipi im i dashur! Nëse ke nevojë për ndonjë gjë prej meje, atëherë shkruaje atë në një copë letër. Me këtë dua ta kursejë fytyrën tënde nga nënçmimi i lypjes.”

8 – Fatkeqësia më e madhe është e keqja që vijon. Gjysma e matufërisë është që të lypësh prej njerëzve ose që të shkoj mendja që të lypësh prej tyre. Ai që ndjehet i ndershëm dhe krenar i nënvlerëson gjërat materiale të kësaj bote. Njeriu nuk bëhet i ndershëm përderisa nuk qëndron larg asaj që të tjerët kanë dhe të ketë durim me atë që bëjnë ata. Që t’i lypësh vëllezërve tu diçka, kjo i lodhë ata. Kurse t’i lypësh të tjerëve është e pafrytshme.

9 – Ibn Mesudi -radijAllahu anhu- ka thënë:

“T’i lypësh vëllait diçka është sprovë. Nëse i jep atij, ai lavdëron dikë tjetër dhe jo personin që i ka dhënë. Nëse nuk i jep, ai flet keq edhe për të tjerët të cilëve nuk u ka lypur.”

10 – Nëse dëmi i vetëm i lypjes do të ishte nënçmimi i vetvetes gjatë kryerjes së vet aktit apo edhe atëherë kur të shkon mendja që të lypësh, do të ishte më mirë që i mençuri të ha dhe të përtyp bërthama e të mos lypë përderisa ia del disi.

Megjithatë, nëse njeriu detyrohet që të lypë, atëherë le të lypë prej dikujt për të cilin e di se do t’i japë ose t’i lypë atij që ka pushtet dhe i cili nuk e qet në pozitë të keqe ashtu siç është gjendja me atë të cilin jep pa i lypur prej tij. Kush mbështetet në Allahun, Allahu do t’i mjaftoj atij. Dhe kush kërkon lavdinë tek Allahu, Ai nuk do ta bëj që të ndjehet asnjëherë i varfër. Kurse ai që kërkon lavdinë tek njerëzit, do të poshtërohet para tyre!

Shpërndaje: