Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

14-15.Besimi në pellgun dhe marrjen në pyetje

Imam Ebul-Husejn Muhammed bin Ebi Ja’la el-Hanbeli (v. 526)

Burimi: Kitab-ul-I’tikad

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

[14] Pellgu (haudi) dhe ndërmjetësimi (shefati) duhen besuar.

Profeti ka thënë:

“Unë kam një pellg që shtrihet nga Ejleh deri në Aden dhe filxhanët e tij janë sa yjet në qiell.” Bukhari (6591) dhe Muslimi (2298).

Do të thotë “madhësia e tij”.

Enes bin Maliku ka thënë:

“Ai që e mohon pellgun nuk do të lejohet të pijë prej tij.”

[15] Marrja në pyetje gjithashtu duhet besuar. Allahu (te ala) do të marrë në pyetje robërit për gjithçka që kanë bërë, të vogla apo të mëdha.

Shpërndaje: