35.Dora e djathtë duhet të vendoset mbi dorën e majtë
Imam Muhammed Nasirudin el-Albani (v. 1420)
Burimi: Sifatu Salat-in-Nebi, fq. 76
Përktheu: Valdet Gashi
Profeti (salAllahu alejhi ue selem) vendoste dorën e djathtë mbi dorën e majtë.1
Ai (salAllahu alejhi ue selem) thoshte:
”Ne profetët jemi urdhëruar që shpejt ta prishim agjërimin, të shtyjmë syfyrin dhe të vëndosim dorën e djathtë mbi të majtën në namaz.” 2
Ai (salAllahu alejhi ue selem) kaloi pranë një burri i cili kishte vënë dorën e majtë mbi dorën e tij të djathtë, kështu që ai ia zgjodhi duart dhe ia vendosi dorën e djathtë mbi të majtën.3
1 Muslimi dhe Ebu Davudi. Hadithi përmendet në ”el-Irua” (352).
2 Ibn Hibani dhe edh-Dhija me një zinxhir transmetimi autentik.
3 Ahmedi dhe Ebu Davudi me një zinxhir transmetimi autentik.
- mars 29, 2016
- Comments are off