Imam Salih Ibn Feuzan El-Feuzan
Burimi: Mekanetul Mer`eh fil Islam, fq. 632
Mexhmu`atur Rasa`il Da`uijjeh ue Menhexhijjeh
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
Pyetje: ”A mendoni se poligamia e zgjidh problemin e shumë grave beqare në shoqërinë tonë?”
Përgjigjja: ”Po! Ajo që është zgjidhje për këtë problem, ndër të tjera është edhe poligamia. Është mirë për një grua që të martohet me një burrë i cili kujdeset për të dhe lind pasardhës të drejtë me të. Edhe në qoftë se ajo merr ¼ e tij, kjo është më e mirë për të se sa të jetojë e vetmuar dhe pa dobitë e një burri dhe në këtë mënyrë rrezikon nga sprovat.
Kjo gjë është një nga urtësitë më të mëdha që gjendet prapa poligamisë. Poligamia i sjell më shumë dobi gruas se sa poligamia i sjell dobi burrit.
Problemet në të cilat mund të përballohet gruaja me gruan e burrit të saj, ato ballafaqohen me përparësitë e mëdha që gjenden në martesë. I mençuri i peshon të mirat me të metat, përfitimet dhe dëmet dhe merr prej tyre atë që peshon më shumë.
Dobitë e martesës peshojnë më shumë se problemet e mundshme që mund të ekzistojnë tek poligamia.”