Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

14.E vërteta është një

Imam Muhamed Nasirudin El-Albani (v. 1420)
Sifatu Salat-in-Nebi, fq. 54-56
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

E kundërta e tyre janë një grup që trajton medhhebet e ndryshme si legjislacione të ndryshme, siç kanë thënë disa në kohët e fundit 1. Ata mendojnë se është e padëmshme për muslimanin që të merr atë që dëshiron dhe të braktisë atë që dëshiron sepse të gjitha janë legjislacion. Ata argumentojnë për mosmarrëveshjet e tyre me hadithin e rremë:

“Mospajtimet e umetit tim janë mëshirë.”

Jo rrallë që i dëgjojmë ata duke u argumentuar me të. Ata e shpjegojnë atë duke thënë se mospajtimet janë mëshirë sepse kjo do të thotë se çështja është e gjerë dhe e hapur në umet. Shpjegimi i tyre, megjithatë, është në kundërshtim me ajetet që sapo kemi përmendur dhe fjalët e mëparshme të imamëve.

Ibn-ul-Kasim ka thënë:

“Dëgjova Malikun dhe El-Lejthin duke folur në lidhje me mospajtimet e sahabëve të dërguarit të Allahut dhe thanë: “Çështja nuk është fare e hapur ndryshe nga ajo që njerëzit thonë. Ajo ose është e saktë ose gabuar.”2

Eshheb ka thënë:

“Maliku është pyetur në lidhje me personin i cili pranon një hadith nëpërmjet një personi të besueshëm nga sahabët e të dërguarit të Allahut nëse çështja është e hapur kur është fjala për ta pranuar atë.

Ai u përgjigj: “Betohem në Allahun se nuk është e tillë deri sa ai të pranojë të vërtetën – dhe e vërteta është vetëm një! A mundet të jenë dy mendime të ndryshme të sakta? E vërteta dhe e sakta janë një.”3

El-Muzeni, pasuesi i Shafeiut, tha:

“Sahabët e të dërguarit të Allahut kishin mospajtime dhe ata qartësonin gabimet e njëri-tjetrit. Ata shqyrtonin mendimet e njëri-tjetrit dhe i komentonin ato. Ata nuk do ta kishin bërë këtë nëse të gjitha mendimet e tyre do të ishin të sakta. Umer bin El-Khatabi u zemërua në lidhje me mospajtimin e Ubej bin Ka’bit dhe Ibn Mesudit në lidhje me faljen e namazit në një rrobe të vetme. Ubeji mendoi se veprimi ishte i mirë, ndërsa Ibn Mesudi tha se kjo vlen kur ka mungesë rrobash. Rrjedhimisht, Umeri doli i zemëruar dhe tha: “Dy nga sahabët e të dërguarit me ndikim kanë mospajtim. Ubej ka të drejtë dhe Ibn Mesudi nuk ka dështuar. Tani e tutje nuk do të dëgjoj dikë që ka mospajtime nga ju vetëm se do të bëj këtë dhe atë me të.”4

Imam El-Muzeni gjithashtu tha:

“Ai që konsideron të lejuara mospajtimet dhe pohon se nëse dy dijetarë mendojnë ndryshe (njëri e lejon një gjë, ndërsa tjetri e ndalon atë) kështu që të ty kanë të drejtë në përfundimet e tyre, ai duhet pyetur nëse ai thotë kështu bazuar në një bazë apo një analogji? Nëse ai thotë se është i bazuar në një bazë, ai duhet të dijë se Kurani dënon mospajtimet – atëherë si mund të bazohet në një bazë? Nëse ai thotë se bazohet në një analogji, ai duhet ta dijë se bazat dënojnë mospajtimet – si mund të aplikosh analogjinë në bazamente për të lejuar mospajtimet? Një njeri i thjeshtë nuk lejon një gjë të tillë, e lere më një dijetarë.”5


1 Shih: ”Fejdh-ul-Kadir” (1/209) nga El-Munaui ose ”Silsilet-ul-Ahadith Ed-Da’ifeh” (1/76-77).

2 Ibn Abdil-Berr në “El-Xhemi (2/81-82)”.

3 Ibn Abdil-Berr në “El-Xhemi (2/82-83) dhe (2/89)”.

4 Ibn Abdil-Berr në “El-Xhemi (2/83-84)”.

5 Ibn Abdil-Berr në “El-Xhemi (2/89)”.

Shpërndaje: