Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

14.Fatkeqësitë janë dhurata nga Allahu

Imam Muhamed bin Muhamed El-Hanbeli El-Menbaxhi
Teslijetu Ehlil-Mesaib
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

Le ta dinë të goditurit me fatkeqësi se në qoftë se nuk do të kishte pasur sprova dhe fatkeqësi në jetën e kësaj bote, robi do të ishte sëmurë me arrogancë, vetë-dashuri, tirani dhe me ngurtësi në zemër. Këto gjëra do t’ia kishin sjellë njeriut shkatërrimin në të dy jetët. Prej mëshirës së të Mëshirshmit është se ka bërë që fatkeqësitë të mbrojnë robin nga këto sëmundje, ta ruajnë adhurimin e tij të rregullt, ta pastrojë atë nga gjërat e liga dhe vdekjeprurëse. Larg nga të metat është Ai që mëshiron njerëzit me sprova dhe sprovon me dhuntitë e Tij!

Nëse Allahu nuk do t’i kishte “shëruar” robërit e Tij nëpërmjet sprovave dhe mundimeve të ndryshme, ata do të bëheshin tiranët dhe mizorët e tokës. Kështu do të ishin përhapur zullumet dhe padrejtësitë e formave të ndryshme. Njeriu është i tillë që bëhet i përdalë nëse nuk do të urdhërohej dhe ndalohej nga veprime të ndryshme. Prandaj kur t’i jepet mundësia do veproj atë që e tërheq edhe pse e di se çfarë u ka ndodhur popujve të mëhershëm kur ata kanë kundërshtuar ligjet e Allahut. Çfarë të thuhet nëse ai e neglizhon këtë?

Nëse Allahu ia dëshiron të mirën robit të Tij, e pastron atë nëpërmjet sprovave dhe fatkeqësive të ndryshme në përputhshmëri me gjendjen që ai ka. Kur Ai e pastron atë në tërësi, atëherë e ngritë atë në nivelin më fisnik në këtë jetë e që është të adhuruarit e Allahut dhe ia jep atij petkun më të mirë në ahiret e që është shikimi në Allahun.

Shpërndaje: