“Nuk i kam krijuar xhinët dhe njerëzit veçse që të më adhurojnë Mua.” [Edh-Dharijat 51:56]

14.Fytyrat e sahabijeve nuk mund të njiheshin për shkak të errësirës

Imam Muhammed Nasir-ud-Din el-Albani (v. 1420)

Burimi: Xhilbab-ul-Mar’ah el-Muslimah, fq. 65-66

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

4 – Aishah (radijAllahu anha) ka thënë:

“Kur i dërguari i Allahut e falte namazin e sabahut gjithashtu gratë besimtare e falnin atë me të, të mbështjella me rrobat e tyre. Kur ato ktheheshin në shtëpi askush nuk mund t’i njihte ato për shkak të errësirës.”1

Dëshmia është se askush nuk mund t’i njihte ato për shkak të errësirës. Kjo do të thotë se ato do të ishin njohur nëse do të ishte dritë. Fytyrat zakonisht njihen sepse ato janë të zbuluara. Kjo konfirmon atë që dua të them. Ky përfundim gjithashtu e përmendi esh-Sheukani (2/15) nga el-Baxhi. Më vonë gjeta një formulim konkret që thotë:

“Fytyrat e tyre nuk mund të njiheshin.”


1 Bukhari (372), Muslimi (645) dhe të tjerë. E kam përmendur atë në “Sahih Sunnen Ebi Davud” (449).

Shpërndaje: