Imam Muhammed bin Hiban el-Busti
Raudatul-‘Ukala ue Nuz’hetul-Fudala
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
1 – Transmeton Katadeh se Enes bin Malik ka thënë: “Profeti ﷺ e kishte një shërbëtor me emrin Enxhesheh i cili kishte zë të bukur, dhe njëherë prej herësh profeti ﷺ i tha atij:
“O Enxhesheh! Mos i the shishet!” Muslimi (2323).
Ndërsa Katadeh në lidhje me këtë hadith ka thënë:
“Profeti ﷺ kishte për qëllim gratë e dobëta.”
2 – I mençuri duhet t’i tërheq njerëzit me shaka dhe duke lënë anash zemërimin.
3 – Ekzistojnë dy lloje të shakasë: shakaja e lavdërueshme dhe ajo e qortueshme. Shakaja e lavdërueshme nuk ka të bëjë me atë që Allahu -azze ue xhel urren sikurse mëkatet apo shkëputja e lidhjeve farefisnore.
Shakaja e qortueshme është ajo që shkakton armiqësi, largon respektin, prishë miqësinë, bën që i dobëti (në fe) të sulmojë dikë dhe që fisniku ta urrej atë.
4 – Rabi’ah ka thënë:
“Ua tërheq vërejtjen ndaj shakasë sepse ajo shkatërron dashurinë dhe futë urrejtje në brendinë e njeriut.”
5 – Ibn Hubejk ka thënë:
“Thuhet se nuk duhet bërë shaka me fisnikun sepse ai do të të urrejë e as me të dobëtin sepse ai do të të sulmojë.”
6 – Sa vëllezër janë ndarë për shkak të shakasë? Sa bashkëshortë i kanë prishur lidhjet e tyre për shkak të saj?! E tëra filloi me një shaka.
7 – El-Hakem ka thënë:
“Ishte zakon të thuhej se as nuk duhet grindur e as nuk duhet bërë shaka me shokun tënd. Muxhahidi kishte një shokë i cili bënte shaka me të. Kjo përfundoi që të dy ia kthyen shpinën njëri-tjetrit dhe nuk shkëmbyen më shumë se sa dhënien selam njëri-tjetrin derisa ai vdiq.”
8 – Ka shaka që shkakton grindje andaj i mençuri është i obliguar që t’i shmanget asaj sepse grindjet janë të dënueshme në çdo rast. Kur personi debaton me dikë kjo ndodh ose mes tij dhe mes dikujt që është më i ditur se ai, e si mundet njeriu të debatoj me dikë që ka dije më shumë se ai?! Ose debaton me një dikë që është më pakë i ditur se ai, e si të debatoj me dikë kur ai ka më pak dije?!
9 – Grindja është vëllai i urrejtjes ashtu sikurse debati është motra e armiqësisë! Edhe nëse grindja ka dobi, dobia e saj është e vogël ndërsa e keqja e saj është shumë më e madhe. Grindjet shpien në fyerje dhe shpifje gjë e cila shpie në konflikt dhe konflikti shpie deri në gjakderdhje. Kurrë nuk është grindur njeriu me dikë tjetër veçse grindja të mos ketë ndryshuar zemrat e tyre!
10 – Bilal bin Sa’di ka thënë:
“Nëse sheh një person që ndërhyn kur njerëzit flasin, grindet me ta dhe vetëm mendimet e tij i duket të drejta, dije se ai veçse ka humbur.”
11 – Nëse shakaja ka të bëjë me mëkatet ato e nxijnë fytyrën dhe bëjnë që zemra të rrjedh gjak. Ato përhapin urrejtje dhe i japin jetë armiqësisë. E nëse shakaja nuk është e qortueshme atëherë ajo e ngushëllon të pikëlluarin, e përmirëson miqësinë, i jep jetë shpirtrave dhe largon turpin që duhet larguar. I mençuri bën shaka të këndshme pa dashur të bezdis dikë apo të kënaq dikë duke dëmtuar dikë tjetër.
12 – Ibrahimi ka thënë:
“Vetëm ai që të do bën shaka me ty.”
13 – Muhammed bin el-Munkedir ka thënë:
“Nëna ime më tha kur isha i vogël: Mos bën shaka me fëmijët e tjerë në mënyrë që të mos humbësh vlerën në sytë e tyre ose në mënyrë që ata të mos gjejnë arsye që të sulmojnë.”
14 – Umer bin Khatabi -radijAllahu anhu- ka thënë:
“Ai që qesh shumë humbet respektin. Ai që bën shaka nuk do të konsiderohet si njeri serioz. Kushdo që e shpeshton një veprim të caktuar njihet me të në mesin e njerëzve!”
15 – Ai që bën shaka me dikë që nuk është në të njëjtin nivel me të do të humbë vlerën në sytë e tij dhe pas një kohe ai do t’i vërsulet edhe në qoftë se shakaja është plotësisht e drejtë. Është e lejuar të bësh shaka me njerëzit e nivelit tënd.
16 – I urrej shakatë kur njerëzit e rëndomtë janë të pranishëm, gjithashtu urrej që të mos bëhet shaka kur je me ata që janë të barabartë me ty.
17 – Ebu Abdirr-Rrahman Ebu el-A’raxh ka thënë:
“Ibrahim bin Ed’ham na tregonte hadithe dhe bënte shaka me ne por menjëherë kur e shihte dikë që nuk ishte prej nesh.
Ai thoshte: “Ky është spiun.”