Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

14.Ligjësimi i itikafit

Imam Muhamed Nasirudin el-Albani (v. 1420)
Kijamu Ramadan
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

1 – Bërja itikaf është prej sunnetit si në Ramazan edhe në ditët tjera të vitit. Bazë për këtë adhurim janë fjalët e Allahut -te ala-:

”Mos iu afroni atyre (bashkëshorteve) gjatë kohës kur mbylleni për adhurim në xhami!El-Bekare, 2:187

Gjithashtu janë transmetuar hadithe të shumta dhe autentike në lidhje me itikafin e profetit . Po ashtu janë transmetuar shumë transmetime nga selefët siç është përmendur në El-Musenef të Ebi Shejbes dhe të Abdurr-Rrazakut.

Në botimin e mëparshëm, ishte një hadith në lidhje me vlerën e itikafit:

”Ai që bën itikaf një ditë…”

Kur e kuptova se ai ishte i dobët, e hoqa atë pasi e kam përmendur atë dhe kam folur në detaje në lidhje me të në Silsileh Ahadith Ed-Daifeh (5347). Aty i tregoj të metat e tij që ishin të fshehura për mua dhe para meje për Hejthemin.

Është konfirmuar se profeti bëri itikaf dhjetë ditët e fundit të Sheualit dhe se Umeri i tha profetit :

”Në kohën e injorancës jam zotuar se do të bëj itikaf një ditë – në xhaminë e shenjtë (Qabe).”

Ai ﷺ i tha: ”Përmbushe zotimin tënd!”

Një pjesë që është transmetuar nga Bukhari dhe Ibn Khuzejmeh në Sahihet e tyre. Është përmendur në Sahih Ebi Daud (2127).

2 – Megjithatë, i kushtohet më shumë rëndësi itikafit në muajin Ramazan.

Ebu Hurejra ka thënë:

”I dërguari i Allahut bënte itikaf në dhjetë ditët e fundit të Ramazanit. Ndërsa në vitin e fundit në të cilin edhe vdiq, ai bëri itikaf njëzet ditë.”

Transmeton Bukhari, Muslimi dhe Ibn Khuzejmeh dhe shtojca është eBukharit në një formulim i cili përmendet në El-Mukhtasar, hadithi përmendet edhe në Sahih Ebi Daud (2136-2137).

3- Më së miri është që të bëhet itikaf në fund të Ramazanit (në dhjetë ditët e fundit).

Aishah -radijAllahu anha- ka thënë:

“Profeti bënte itikaf dhjetë ditët e fundit të Ramazanit, derisa vdiq.

Transmeton Bukhari, Muslimi dhe Ibn Khuzejmeh, ky hadith përmendet në El-Irua (966) dhe në Sahih Ebu Daud (2125).

Shpërndaje: