Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

14.Bërja gusël para fjetjes është më mirë

Imam Muhamed Nasir-ud-Din el-Albani (v. 1420)
Edeb-uz-Zifaf
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

Është më mirë që ata të lahen.

Abdullah bin Kajs ka thënë:

“E pyeta Aishen: “Si vepronte profeti ﷺ kur ishte xhunub? A merrte gusël para se të flinte, apo flinte njëherë e kur zgjohej merrte gusël?” Ajo u përgjigj: “Të dyja këto i vepronte. Nganjëherë merrte gusël pastaj flinte, e herë tjera merrte abdes pastaj flinte.” I thashë: “Elhamdulilah që Allahu e ka lehtësuar këtë çështje.”

Transmeton Muslimi (464), Ebu Auaneh (1/278) dhe Ahmedi (6/73), (6/149).

Shpërndaje: