Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

14.Leximi i telbijes me zë të lartë

Imam Muhammed Nasirudin el-Albani (v. 1420)

Burimi: Manasik-ul-Haxh uel-Umrah, fq. 17

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

16 – Ai që e thotë telbijen duhet të ngre zërin.

Profeti (salAllahu alejhi ue selem) ka thënë:

“Xhibrili erdhi tek unë dhe më urdhëroi që të urdhëroj shokët e mi dhe pasuesit e mi që të ngrenë zërin e tyre gjatë telbijes.”1

Po kështu ai (salAllahu alejhi ue selem) tha:

“Haxhi më i mirë është ai në të cilin telbijeh lexohet me zë të lartë dhe rrjedh gjaku i kurbanit.”2

Prandaj, shokët e profetit (salAllahu alejhi ue selem) e bënin telbijen me zë shumë të lartë kur e bënë haxhin me të.

 Ebu Hazim ka thënë:

“Kur sahabët e profetit (salAllahu alejhi ue selem) hynin në ihram, atyre ju merrej zëri deri se të arrinin në Rauha.”3

Ai (salAllahu alejhi ue selem) gjithashtu tha:

“Sikur jam duke e parë Musain (alejhis-selam) duke zbritur nga Thenjjeh dhe po e lexon telbijen me zë të lartë para Zotit të tij (te ala).”4


1 Transmetuar nga Ebu Davudi, Tirmidhi, en-Nasai, Ibn Maxheh dhe të tjerët. Shih “Sahih Ebi Davud” (1592).

2 Hadithi është i mirë. Shih “Sahih-ul-Xhami” (1112).

3 Transmetuar nga Seid bin Mensur me një zinxhir të mirë transmetimi, siç thuhet në “el-Muhalla” (7/94). Pos kësaj është transmetuar nga Ebi Shejbeh me një zinxhir autentik, zinxhir të transmetimit të ndërprerë nga Mutalib bin Abdil-lah, siç thuhet në “Fet’h ul Bari” (3/324).

4 Transmetuar nga Muslimi. Shih ”es-Sahihah” (2023).

Shpërndaje: