Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

14.Qeni i zi është shejtan

Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)

Esh-Sherh el-Mukhtasar ala Bulugh-il-Maram (1/33-34)

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Një qen që ka dallim nga të tjerët është qeni i zi sepse ai është shejtan.

Profeti ka thënë:

“Qeni i zi është shejtan.” 1

Prandaj, qeni i zi duhet të vritet ndryshe nga qentë e tjerë që lejon të vriten vetëm nëse kafshojnë. Gjithashtu qeni i zi është i vetmi që ia prish namazin personit që falet nëse kalon para tij.

Pjata e lëpirë nga një qen duhet në çdo rast të lahet pavarësisht nëse qeni është që lejohet të mbahet ose nga lloji që nuk lejohet. Tani e dini se ka qen që mund të jetë në pronësi. Asnjë qen tjetër nuk lejohet të posedohet. Prandaj, qentë si kafshë shtëpiake ose për qëllime të ndryshme nga ato tre të përmendurat, nuk lejohen të mbahen.


1 Muslimi (510).

Shpërndaje: