Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

14.Shtylla e parë e namazit

Autor: Imam Muhamed bin Abdil-Uehab (v. 1206)
Shpjegues i librit: Imam Abdul-Aziz bin Abdullah bin Baz (v. 1420)
Esh-Sherh El-Mumtez
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

Shejkh-ul-Islam dhe Imam Muhamed ibn Abdul-Uehab -rahimehullah- ka thënë:

Shtylla e parë është qëndrimi në këmbë kur kjo është e mundur. Argument për këtë janë fjalët e Allahut -te ala-:

”Përkujdesuni për faljet e namazeve, sidomos atë të mesmin dhe qëndroni me devotshmëri para Allahut, duke iu lutur Atij.” El-Bekare, 2:238

Shpjegimi:

Lidhur me qëndrimin në këmbë kur kjo është e mundur, Allahu -te ala- ka thënë: 

”dhe qëndroni me devotshmëri para Allahut, duke iu lutur Atij.”

Është saktësuar se profeti ﷺ i ka thënë Imran bin Husejnit -radijAllahu anhu-:

“Falu në këmbë. Nëse nuk mundësh ta bësh këtë, falu ulur. Nëse nuk mund ta bësh këtë, falu i shtrirë në krahun tënd.” 

Transmeton Bukhari (1117).

Pos kësaj është vërtetuar se profeti ﷺ është falur në këmbë dhe tha:

“Faluni ashtu siç më keni parë duke u falur.” 

Transmeton Bukhari (631).

Profeti ﷺ falej vetëm ulur në rast të pamundësisë. Të gjithë burrat dhe gratë që janë të aftë dhe përgjegjës për veprimet e tyre janë të detyruar të qëndrojnë në këmbë dhe të falin namazet e detyrueshme. Megjithatë, është e padëmshme për tu falur ulur për shkak të pamundësisë për shkak të sëmundjes apo pleqërisë. Unë nuk di që ndonjë dijetar mendon ndryshe.

Shpërndaje: