Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

14.Të dy bashkëshortët duhet të duan të martohen vullnetarisht me njëri-tjetrin

Shejkh Sulejman Er-Ruhejli
Hak-ku Ez-Zeuxhejni
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

Prej të drejtave të bashkëshortëve në aktin e martesës është, që akti i martesës që bëhet me dëshirën e te dy palëve dhe nuk i lejohet kujdestarit të vajzës që ta detyrojë atë, e virgjër apo jo o virgjër qoftë ajo, me asnjë formë nga format e detyrimit.

Nuk është aprovim o ju të dashurit e mi që të thotë gruaja ”po” në asnjë llojë mënyre edhe nëse ajo është e mërzitur, ashtu sikurse veprojnë disa kujdestarë injorantë të cilët e godasin vajzën dhe e kërcënojnë atë, se nëse ajo nuk martohet me filan burrë, nuk ka për tu martuar kurrë. Ose e kërcënon atë se do të ndahet nga nësa e saj nëse nuk e pranon atë burrë, (i bën këto kërcenime) duke menduar se ajo do të pranojë. Mendon injoranti se ajo me këtë lloj pranimi është e kënaqur, porse Allahu e din që ajo është e detyruar.

Profeti ﷺ ka thënë:

”Vajzës jetime duhet t’i merret leje, e nëse ajo hesht, heshtja është leja e saj, dhe nëse refuzon nuk lejohet që ta martojnë. 

Transmeton Ebu Daudi (2093), Tirmidhi (1109), Nesai (3270) dhe Ahmedi (2/259) dhe (2/475), i mirë sipas Albanit në “el-Irua (1834)”.

Gjithashtu ka thënë:

Nuk martohet e veja derisa t’i kërkohet pëlqimi dhe nuk martohet beqarja derisa t’i kërkohet leje.” I thanë: “O i dërguar i Allahut! Cila është leja e saj?” A i u përgjigj: “Heshtja e saj.” 

Transmeton Bukhari (5136), Muslimi (1419) dhe Ebu Daudi (2092) dhe formulimi është i tij.

Transmetohet nga Ibn Abbasi – radijAllahu anhuma-:

“Një vajzë e re erdhi te i dërguari dhe tregoi se babai i saj e ka martuar pa pëlqimin e saj. I dërguari ﷺ i dha të drejtën të zgjedhë ta pranojë ose ta refuzojë atë martesë.”

Transmeton Ebu Daudi (2096), Ibn Maxheh (1875) dhe Ahmedi (1/273). Autentik me të gjitha rrugët e tij sipas Albanit në “Sahih Sunnen Ebi Daud (6/1827)”.

Shpërndaje: