Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

14.Thirrja e Jusufit ﷺ

Alameh Rabi bin Hadi el-Medkhali

Burimi: Menhexh-ul-Anbija fid-Da’uah ila Allah, fq. 51-52

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Jusufi , bir i fisnikut, të birit të fisnikut. Ai ishte profeti për të cilin Allahu zbriti një sure të gjatë e cila na rrëfen jetën e tij fisnike për të gjitha etapat e jetës së tij, ndryshimi i rrethanave dhe vështirësitë me të cilat u përball me fuqinë, durimin, urtësinë dhe butësinë e profetësisë.

Jusufi pa fesadin dhe padrejtësitë në pallatin e Faraonit në Egjipt. Ai e dinte se çfarë besimi kishin egjiptianët. Ai e dinte se ajo përbëhej nga fesadi dhe idhujtaria. Duke pasur parasysh se historia e këtij profeti fisnik është e gjatë ne mjaftohemi me qëndrimin e tij në burg dhe me thirrjen e tij.

Allahu (te ala) ka thënë:

وَدَخَلَ مَعَهُ السِّجْنَ فَتَيَانَ قَالَ أَحَدُهُمَآ إِنِّي أَرَانِي أَعْصِرُ خَمْرًا وَقَالَ الآخَرُ إِنِّي أَرَانِي أَحْمِلُ فَوْقَ رَأْسِي خُبْزًا تَأْكُلُ الطَّيْرُ مِنْهُ نَبِّئْنَا بِتَأْوِيلِهِ إِنَّا نَرَاكَ مِنَ الْمُحْسِنِينَ قَالَ لاَ يَأْتِيكُمَا طَعَامٌ تُرْزَقَانِهِ إِلاَّ نَبَّأْتُكُمَا بِتَأْوِيلِهِ قَبْلَ أَن يَأْتِيكُمَا ذَلِكُمَا مِمَّا عَلَّمَنِي رَبِّي إِنِّي تَرَكْتُ مِلَّةَ قَوْمٍ لاَّ يُؤْمِنُونَ بِاللّهِ وَهُم بِالآخِرَةِ هُمْ كَافِرُونَ وَاتَّبَعْتُ مِلَّةَ آبَآئِي إِبْرَاهِيمَ وَإِسْحَقَ وَيَعْقُوبَ مَا كَانَ لَنَا أَن نُّشْرِكَ بِاللّهِ مِن شَيْءٍ ذَلِكَ مِن فَضْلِ اللّهِ عَلَيْنَا وَعَلَى النَّاسِ وَلَكِنَّ أَكْثَرَ النَّاسِ لاَ يَشْكُرُونَ يَا صَاحِبَيِ السِّجْنِ أَأَرْبَابٌ مُّتَفَرِّقُونَ خَيْرٌ أَمِ اللّهُ الْوَاحِدُ الْقَهَّارُ مَا تَعْبُدُونَ مِن دُونِهِ إِلاَّ أَسْمَاء سَمَّيْتُمُوهَا أَنتُمْ وَآبَآؤُكُم مَّا أَنزَلَ اللّهُ بِهَا مِن سُلْطَانٍ إِنِ الْحُكْمُ إِلاَّ لِلّهِ أَمَرَ أَلاَّ تَعْبُدُواْ إِلاَّ إِيَّاهُ ذَلِكَ الدِّينُ الْقَيِّمُ وَلَكِنَّ أَكْثَرَ النَّاسِ لاَ يَعْلَمُونَ

“Bashkë me Jusufin hynë në burg edhe dy djelmosha. Njëri prej tyre tha: “Unë kam parë në ëndërr veten se si shtrydhja verë”. Tjetri tha: “Unë kam parë në ëndërr se si mbaja në kokë bukë të cilën e hanin shpendët. Na i shpjego kuptimet e ëndrrave. Ne, me të vërtetë, shohim se ti je njeri i mirë.” Jusufi tha: “Sa herë që t’ju vijë ndonjë ushqim në ëndërr si furnizim për ju, unë do t’ju lajmëroj se çfarë kuptimi ka para se të bëhet realitet. Kjo është prej diturive që m’i ka mësuar Zoti im. Unë e kam flakur fenë e njerëzve që nuk besojnë Allahun dhe që mohojnë jetën tjetër. Unë besoj fenë e të parëve të mi – Ibrahimit, Is’hakut dhe Jakubit. Ne kurrë nuk mund t’i shoqërojmë Allahut ndonjë gjë (në adhurim). Kjo është dhuntia e Allahut ndaj nesh dhe njerëzve të tjerë ndonëse shumica e njerëzve nuk janë mirënjohës. O shokët e mi të burgut! A janë më mirë një mori zotash të ndryshëm apo Allahu, i Vetmi, Ngadhënjimtari? Ata që ju i adhuroni në vend të Allahut, janë vetëm emra, të cilët i keni vënë ju dhe të parët tuaj, pa pasur prej Tij asnjë argument. Vendimi i përket vetëm Allahut: Ai ka urdhëruar që të adhuroni vetëm Atë. Kjo është e vetmja fe e vërtetë por shumica e njerëzve nuk e di.1

Ky profet fisnik jetoi sikurse u tha në pallate. Ai ishte i vetëdijshëm për fesadin e ligjit dhe të pushtetarit, dhe përjetoi dinakërinë, shtypjen, tiraninë dhe burgun e tyre. Ai jetoi në mesin e njerëzve që adhuronin idhuj të llojeve të ndryshme. Nga ku do të fillonte të përmirësonte dhe të bënte reforma? Cila do të ishte pikënisja? A do të thërriste në cilësinë e të burgosurit padrejtësisht bashkë me të burgosurit e tjerë të shtypur kundër diktatorëve shtypës? Padyshim që kjo do të kishte qenë një pikë fillestare politike dhe mundësia e artë me siguri ishte para tij. Apo do të fillonte nga e njëjta pikënisje si paraardhësit e tij fisnikë, sidomos Ibrahimi dhe të gjithë të dërguarit e tjerë? Është e qartë se metodologjia e vetme përmirësuese – pavarësisht nga koha dhe vendi – është të thërrasë në besim të pastër, në teuhid dhe që Allahu të adhurohet sinqerisht. Pra edhe Jusufi do të fillonte nga kjo pikënisje dhe do të pasonte paraardhësit e tij fisnik, do të pohonte besimin e tyre dhe do ta poshtëronte mendjelehtësinë e idhujtarëve.


1 12:36-40.

Shpërndaje: