Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

15.Allahu është i përshkruar me jetë të përsosur

Autor: Shejkhul Islam Ibnu Tejmijeh (v. 728)

Shpjegues i librit: Imam Abdul-Aziz bin Abdil-lah bin Baz (v. 1420)

Burimi: Sherh el-Akidah el-Uasitijeh, fq. 24

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Kështu thuhet në ajetin Kursij:

اللّهُ لاَ إِلَهَ إِلاَّ هُوَ الْحَيُّ الْقَيُّومُ لاَ تَأْخُذُهُ سِنَةٌ وَلاَ نَوْمٌ

“Allahu! Nuk meriton të adhurohet me të drejtë askush përveç Atij Tij, të Gjallit, Mbajtësit të gjithçkaje. Atë nuk e kaplon as kotja, as gjumi!”1

Ai mohoi se Atë e godet kotja dhe gjumi. Sepse Ai (subhaneh) përshkruhet me jetë të përsosur. Kotja dhe gjumi janë mangësi në jetën e njeriut, ndërsa Allahu është i pastër nga mangësitë. Ai është i Përjetshmi i Cili nuk vdes. Gjumi është një formë e vdekjes. Ai (subhaneh) është i Gjallë që nuk vdes:

لَّهُ مَا فِي السَّمَاوَاتِ وَمَا فِي الأَرْضِ

”Atij i përkasin gjithë ç’është në qiej e gjithë ç’është në tokë.” 2

Do të thotë se Ai Posedon çdo gjë.


1 El-Bekare 2:255.

2 El-Bekare 2:255.

Shpërndaje: