Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

15.Ata janë plotë urrejtje ndaj Selefive

Alameh Zejd bin Muhammed el-Medkhali (v. 1435)

Burimi: Esbab Istikamat-ish-Shebab ue Baua’ith Inhirafihim, fq. 21

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

15 – Ata mashtrojnë dhe debatojnë shumë kur u kërkon që të lëshojnë pe nga gabimet e dukshme që gjenden në metodologjinë e Ikhuanu Musliminëve, e cila sipas tyre është e pagabueshme. Përgjigja e tyre është të betuarit në Allahun në mënyrë të përsëritur për të justifikuar metodologjinë e tyre, refuzojnë çdo gjë në mënyrë negative që është e lidhur me metodologjinë e tyre dhe pohojnë çdo gjë pozitive në lidhje me të. Prandaj thirrësi dashamirës nuk mund të bëj asgjë tjetër përveç që t’ia lë Allahut këtë.

Në lidhje me ata që nuk kanë njohuri lidhur me këtë metodologji dhe rregullat e saj, udhëheqësit dhe ideologët e saj, atëherë ata bien në humnerën e tyre, në të njëjtën mënyrë si flutura e cila mashtrohet nga drita e zjarrit dhe fluturon drejt në zjarr. Duket sikurse ata kanë pasion për legjislacionin Islam, ndërsa në fakt ata mbajnë dinakëri, komplot, dhe gatishmërinë për t’i devijuar të gjithë ata që mbështetin metodologjinë e selefëve, ose që e duan atë sepse ata janë të kapur për librin e Zotit të tyre (azze ue xhel), për sunnetin autentik të profetit të Tij sipas metodologjisë Selefite.

Shpërndaje: