Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

16.Çfarë lejohet gjatë itikafit?

Imam Muhamed Nasirudin el-Albani (v. 1420)
Kijamu Ramadan
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

1 – Lejohet për personin në itikaf që të dalë për të kryer nevojat fiziologjike dhe që të nxjerrë kokën nga xhamia për ta pastruar dhe për ta krehur atë.

Aishah -radijAllahu anha- ka thënë:

“Kur profeti   ishte në itikaf, e fuste kokën në dhomën time dhe ia krihja flokët”

 Në një transmetim tjetër tha:

“Kur profeti ﷺ ishte në itikaf, e fuste kokën tek unë (në dhomë) dhe ia pastroja edhe pse isha me menstruacione dhe e vetmja gjë që na ndante ishte pragu i derës.”

“Ai hynte në shtëpi vetëm për nevoja fiziologjike.”

Transmeton Bukhari, Muslimi, Ibn Ebi Shejbeh dhe Ahmedi, shtojca u përket atyre dyve. Është përmendur në Sahih Ebi Daud (2131-2132).

2 – Lejohet për atë që bënë itikaf dhe të tjerët që të marrin abdes në xhami. Një burrë që i shërbeu profetit ﷺ tha:

”I dërguari i Allahut ﷺ morri abdes në xhami, një abdes të lehtë.”

Transmeton Bejhaki me një zinxhir të mirë të transmetimit dhe Ahmedi (5/364) shkurtimisht me një zinxhir të transmetimit autentik.

3 – Gjithashtu personit në itikaf i lejohet që të ngrejë një tendë të vogël në pjesën e pasme të xhamisë, në të cilin bën itikaf.

Profeti ﷺ i tha Aishes -radijAllahu anha që t’ia ngrejë atij një khibah1 për itikaf.

“Një herë ai ﷺ bëri itikaf në një kube të vogël, dera e së cilës ishte e mbuluar me një mbulesë e bërë nga fijet e kashtës.”

Transmeton Bukhari dhe Muslimi. Veprimi është tek Bukhariu dhe urdhri është tek Muslimi.


1 Khiba është një tend arabe prej gëzofit ose leshit dhe qëndron mbi dy ose tre shtylla. (En-Nihajeh).

Es-Sindi tha: “Mbulesa duhet të mbrojë nga shiu. Profeti ﷺ e vendosi mbulesën e kashtës në mënyrë që askush të mos shikonte brenda.”

Një shpjegim më i mirë se ky është që adhuruesi të mos shpërqendrohet nga ata që kalojnë aty afër.

Imam Ibn-ul-Kajimi ka thënë: “Ndryshe nga injorantët e sotëm që bëjnë itkiaf për t’u shoqëruar, për të pritur vizitorë dhe për të biseduar me njerëzit. Itikafi i tyre është i tillë ndërsa itikafi i profetit ﷺ ishte i një lloji tjetër.”

Shpërndaje: