Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

15.Fatimah bint Kajs shfaqi fytyrën e saj

Imam Muhammed Nasir-ud-Din el-Albani (v. 1420)

Burimi: Xhilbab-ul-Mar’ah el-Muslimah, fq. 66-67

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

5 – Fatimah bint Kajs ka treguar se:

“Ebu Amr bin Hafsi, e kishte divorcuar atë përgjithmonë, por që nuk ishte në shtëpi1. Ajo i tregoi të dërguarit të Allahut ﷺ pas së cilës ai e urdhëroi atë të kaloj periudhën e pritjes së saj tek Um Sherik. Pas një kohe ai ndryshoi mendimin dhe tha: “Ajo vizitohet nga burrat2. Në vend të kësaj, prit tek Ibn Umm Mektumi. Ky burrë është i verbër dhe ti mund të zhvishesh në shtëpinë e tij. Ai nuk do të shohë nëse e largon vellon tënd.” Ajo tha: “Kështu që unë shkova në shtëpi tek ai. Kur mbaroi koha e pritjes, dëgjova një thirrës duke bërtitur: “Ky është një namaz me xhemat.” Unë shkova në xhami dhe u fala me të dërguarin e Allahut ﷺ. Pas namazit, ai u ul në minberin e tij dhe tha:

“Betohem në Allahun! Unë nuk ju kam mbledhur nga një dëshirë apo nga frika, por sepse Tamim ed-Dari i cili ishte nasrani (kristian), ka ardhur këtu, më premtoi besnikërinë dhe u konvertua në Islam. Ai gjithashtu më ka treguar mua atë që unë ju kam treguar rreth el-Mesih ed-Dexhallit.” 3

Hadithi ndodhi në fund të jetës së tij ﷺ, sepse Temim ed-Dari u konvertua në Islam në vitin e 9 hixhri. Kjo dëshmon se ngjarja ndodhi pasi që ajeti në lidhje me veshjen e jashtme të gruas u shpall. Me fjalë të tjera, hadithi është një dëshmi konkrete se fytyra nuk i përket auretit.

1 Në një formulim tjetër, ai thotë se ai e bëri divorc atë për herën e tretë.

2 Në një formulim tjetër thotë:

“Shko tek Um Sherik e cila është një grua e pasur nga Muhaxhirët dhe gjithashtu dhuronte para të mëdha për hir të Allahut, prandaj e vizitojnë njerëzit.” Unë i thashë: “Do ta bëj këtë.” Atëherë ai tha: “Jo, mos e bëj këtë. Um Sherik e vizitojnë shumë. Unë nuk dua që velloja jote të bjerë ose krahët e tu të shfaqen në mënyrë që ata të shohin diçka me të cilën ti nuk kënaqesh. Në vend të kësaj shko te kushëriri yt i verbër Abdullah bin Um Mektumi.”

3 Muslimi (4/195-196) dhe (8/203).

Dëshmia se fytyra nuk përfshihet nga aureti është e qartë për shkak se profeti ﷺ ra dakord që mysafirët të mund të shihnin Fatimeh bint Kajsin me vello. Shamia mbulon vetëm flokët. Por, meqenëse ai ﷺ kishte frikë se vello e saj do të binte dhe kështu të shfaqej ajo ndalimi i së cilës është konkretizuar, ai e urdhëroi atë të shkonte tek i verbëri Ibn Um Maktuh, i cili nuk mund ta shihte atë kur të largonte shaminë e saj.

Ndërsa në lidhje me hadithin:

“A je edhe ti e verbër?”

Kështu që zinxhiri i transmetimit është i dobët dhe përmbajtja është kontradiktore. Këtë e kam sqaruar në “edh-Da’ifah” (5958).

Shpërndaje: