Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

15.Kështu erdhi në pushtet Jusufi ﷺ

Alameh Rabi bin Hadi el-Medkhali

Burimi: Menhexh-ul-Anbija fid-Da’uah ila Allah, fq. 52-53

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Do të ishte pikënisja e Jusufit . Ai do të pasonte paraardhësit e tij fisnik, do të ishte krenar për besimin e tyre dhe do të nënçmonte mendjelehtësinë e idhujtarëve dhe idhujtarinë kushtuar statujave, lopëve dhe trupave qiellorë. Pas sqarimit të qartë, thirrjes së fuqishme në teuhid dhe luftimit të idhujtarisë, ai theksoi thirrjen dhe argumentin e tij me fjalët:

إِنِ الْحُكْمُ إِلاَّ لِلّهِ

 “Urdhri e gjykimi nuk është për askënd tjetër përveç Allahut.”

Menjëherë pas kësaj ai e sqaroi atë me kushtimin e adhurimit të sinqertë vetëm për Allahun dhe tha:

أَمَرَ أَلاَّ تَعْبُدُواْ إِلاَّ إِيَّاهُ

 “Ai ka urdhëruar që ju të mos adhuroni tjetër veçse Atë.”

Ai tha për këtë teuhid:

ذَلِكَ الدِّينُ الْقَيِّمُ وَلَكِنَّ أَكْثَرَ النَّاسِ لاَ يَعْلَمُونَ

 “Kjo është feja e drejtë dhe e vërtetë por shumica e njerëzve nuk e dinë.”

Jusufi arriti pozitën më të lartë të vendit ndërsa thërriste në teuhid dhe duke vërtetuar thirrjen dhe profecinë e tij me dëshmi e prova.

Allahu (te ala) ka thënë:

وَقَالَ الْمَلِكُ ائْتُونِي بِهِ أَسْتَخْلِصْهُ لِنَفْسِي فَلَمَّا كَلَّمَهُ قَالَ إِنَّكَ الْيَوْمَ لَدَيْنَا مِكِينٌ أَمِينٌ قَالَ اجْعَلْنِي عَلَى خَزَآئِنِ الأَرْضِ إِنِّي حَفِيظٌ عَلِيمٌ

Dhe mbreti tha: “Ma sillni ta mbaj pranë meje.” Pastaj, kur ai i foli atij (Jusufit), i tha, “Vërtet që këtë ditë ti je lart në radhët tona dhe plotësisht i besuar.” (Jusufi) i tha: “Më lejo mua të kujdesem për hambarët e drithit të vendit. Vërtet që do të jem ruajtës i përkushtuar dhe i mençur.”1

Për këtë pozitë Jusufi e bëri hamd Zotin e tij dhe tha:

رَبِّ قَدْ آتَيْتَنِي مِنَ الْمُلْكِ وَعَلَّمْتَنِي مِن تَأْوِيلِ الأَحَادِيثِ فَاطِرَ السَّمَاوَاتِ وَالأَرْضِ أَنتَ وَلِيِّي فِي الدُّنُيَا وَالآخِرَةِ تَوَفَّنِي مُسْلِمًا وَأَلْحِقْنِي بِالصَّالِحِينَ

 “O Zoti im! Ti më ke dhënë pushtet dhe më ke mësuar shpjegimin e ëndrrave! O Krijues i qiejve dhe i tokës! Ti je Mbrojtësi im në këtë botë dhe në botën tjetër! Bëj që të vdes si musliman dhe më shoqëro me punëmirët (në botën tjetër)!”2


1 12:54-55.

2 12:101.

Shpërndaje: