Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

15.Kujdestaria bie me daljen nga feja

Imam Muhamed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)
Hukm Tarik-is-Salah
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

Nga dalja nga feja dalin dispozita që kanë të bëjnë me këtë jetë dhe tjetrën:

1 – Kujdestaria bie

Ai që ka dalë nga feja nuk mund të ketë ndonjë kujdestari në ato raste ku Islami është kusht i kujdestarisë. Sipas kësaj ai që ka dalë nga feja nuk ka kujdestari mbi fëmijët e tij të mitur dhe mbi të tjerët. Atij as nuk i lejohet që të japë për martesë të afërmet e tij femra sikurse vajzat e tij dhe të tjerat. Dijetarët -Allahu i mëshiroftë- kanë thënë në mënyrë të qartë në librat e tyre se është kusht që kujdestari të jetë musliman që të japë një grua muslimane për martesë. Ata thonë gjithë ashtu se kafiri nuk ka autoritet mbi një grua muslimane.

Ibn Abbasi -radijAllahu anhuma- ka thënë:

”Asnjë martesë nuk është e vlefshme pa kujdestar të pjekur dhe të drejtë.”

Pjekuria dhe drejtësia më e madhe është Islami dhe mendjelehtësia më e ulët është mosbesimi.

Allahu -te ala- ka thënë:

”E kush largohet prej fesë së Ibrahimit përveç atij që është mendjelehtë.” 2:130

 

Shpërndaje: