Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

15.Kuptimi i shahadetit

Autor: Imam Muhammed bin Abdil-Uehab (v. 1206)

Shpjegues i librit: Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)

Burimi: Sherh Kefsh-ish-Shubahat

Përktheu: Valdet Gashi www.perlatmuslimane.com

Kuptimi i fjalës “La ilahe ilAllah – nuk meriton të adhurohet me të drejtë askush përveç Allahut).”

Ky lloj i Teuhidit është kuptimi i fjalëve të tua, “nuk ka zot tjetër të vërtetë përveç Allahut”.

Shpjegimi

Ky lloj i Teuhidit është kuptimi i fjalëve kur thua: “La ilahe ilAllah – nuk meriton të adhurohet me të drejtë askush përveç Allahut”. – Ky lloji i Teuhidit në të cilin thirri profeti ﷺ është domethënia e fjalës ”La ilahe ilAllah”, që do të thotë se askush tjetër pos Allahut nuk meriton të adhurohet. Ata e dinin se kjo fjali do të thotë se askush pos Allahut nuk ka të meriton të adhurohet. Ata e dinin se kjo nuk do të thotë se nuk ka tjetër krijues, furnizues dhe mbikëqyrës pos Allahut. Ata e dinin se nuk do të thotë se nuk ka tjetër pos Allahut, i cili mund të krijojë diçka nga asgjëja, siç thonë shumë filozofë. Ky kuptim nuk u refuzua nga idhujtarët. Kuptimi që ata refuzuan ishte se nuk ekziston dikush që meriton të adhurohet pos Allahut. Ai (te ala) ka thënë rreth tyre:

“A i ka bërë ai të gjithë të adhuruarit në Një të Adhuruar të Vetëm?! Vërtet që kjo është një gjë e çuditshme! Dhe prijësit nga mesi i tyre silleshin (duke thënë): “Vazhdoni dhe qëndroni të palëkundur tek të adhuruarit tuaj (idhujt)! Vërtet që kjo është një gjë e kurdisur (kundër jush)! Ne nuk kemi dëgjuar si kjo nga feja e kohëve të fundit (Krishterimi). Kjo nuk është tjetër veçse shpikje (e re)!” 38:5-7

Shpërndaje: